Flash

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

Grushti ndaj arbitrit dënohet, por Xhaferri ia hedh paq: Martini nuk goditi, por e pësoi keq

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka qenë ndoshta në pozitë të vështirë, duke qenë i detyrur të merrte një vendim mbi dorën e ngritur ndaj zyrtarëve të ndeshjes, edhe pse ai i presidentit të Vllaznisë Alban Xhaferri ishte një reagim shkak-pasojë

Lapsi.al 2 September 2026

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka qenë ndoshta në pozitë të vështirë, duke qenë i detyrur të merrte një vendim mbi dorën e ngritur ndaj zyrtarëve të ndeshjes, edhe pse ai i presidentit të Vllaznisë Alban Xhaferri ishte një reagim shkak-pasojë i trajtimit nga “xhaketat e zeza” të klubit shkodran, jo vetëm në ndeshjen e Elbasanit. E kështu, për të mos rënuar dorën duke krijuar një problem edhe më të madh se ai aktual, Disiplinori ka vendosur të dënojë me 15 ndeshje pezullim numrin 1 të klubit kuqeblu.

Shumë pak nga ai një vit që përflitej e që ishte diku aty i shkruar në rregullore, e akoma më i lehtë nga masat që u morën kur Kamza u përjashtua nga kampionati, ndonëse rasti kishte ndryshime esenciale. Xhaferri, “për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë dhe zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit”.

Më keq e pësoi Edi Martini, ndonëse tekniku shkodran nuk ngriti grushtin ndaj askujt, por vetëm gishtat duke treguar shenjën e VAR. Me siguri, fakti që Martini shpesh konteston arbitrat e ka ezauruar durimin e Komisionit duke e penalizuar me 6 ndeshje “për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes”.

Vendimi nr. 3 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 02.09.2026

AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda ashtu edhe në afërsi të stadiumit, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit.

Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Elis Dervishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Roëan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina, në lidhje me faljen e dënimit për zhvillimin e ndeshjeve pa spektatorë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI