Flash

KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar

Lapsi.al 2 September 2026

Pasi KLGJ e KLP i caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria është vënë në lëvizje dhe i ka bllokuar pagat në Thesarin e Shtetit. Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se Thesari i Shtetit ka bllokuar pagat e muajit gusht për të gjithë magjistratët.

Bllokimi vjen pasi dy institucionet vendosën të rrisin pagën referuese të magjistratëve me 65.600 lekë. KLGJ vendosi që, duke nisur nga 1 gushti, paga e çdo gjyqtari të llogaritet mbi një pagë referuese prej 222.425 lekësh, nga 156.800 lekë që ishte më parë, plus 14 mijë lekë shtesë për nivelin e kualifikimit. Të njëjtën pagë referuese prej 222.425 lekësh plus shtesën 14 mijë lekë caktoi edhe KLP.

Kushtetuesja kishte rrëzuar formulën e mëparshme dhe i kishte lënë Kuvendit afat deri më 31 korrik për të miratuar një të re. Por afati kaloi pa një vendim të Parlamentit dhe përballë kësaj situate KLGJ dhe KLP përcaktuan vetë pagën referencë.

Rritja me 65.600 lekë e pagës referuese duke i shtuar edhe 14 mijë lekëshin e grupit të diplomës realisht do t’i rrisë ndjeshëm pagat e magjistratëve, që shkojnë deri në mbi 3000 euro më shumë për institucionet e larta të sistemit apo edhe strukturat e posaçme, për shkak të formulave të përcaktuara në ligj.

Vendimet e dy organeve qeverisëse të sistemit të drejtësisë erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të shkurtit 2026 që rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2023 që përcaktonin pagën e magjistratit sa 0.36 e pagës së Presidentit të Republikës, me argumentin se kishte ulje të fshehtë dhe kjo ishte antikushtetuese.

Bashkë me rrëzimin e nenit përkatës, Kushtetuesja i la detyrim Kuvendit ta rregullonte tashmë hapësirën ligjore deri më 31 korrik 2026. Por mazhoranca, një ditë para skadimit të afatit, vetëm sa e depozitoi në parlament një propozim për formulë të re që e rriste pagën nga 0.36% të pagës së Presidentit në 0.38% të po së njëjtës pagë.

Të këshilluara

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI