Flash

Studentët i bashkohen protestës para kryeministrisë: Jemi këtu!

Lapsi.al 2 September 2026

Një grup studentësh u janë bashkuar qytetarëve në bulevard në protestën e 95-të kundër qeverisë “Rama”. Me pankartat “Bashkohuni studentë, kombi na thërret” dhe “Studentët janë këtu”, ata marshuan nga Universiteti Politeknik drejt kryeministrisë. 

Në krye të marshimit ishin vendosur studentë, vajza dhe gra. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë kërkuar edhe lirimin e qytetarëve dhe aktivistëve të arrestuar pas përplasjeve të mbrëmjes së kaluar.

Teksa po iu bashkoheshin protestuesve, qytetarët brohorisnin “Pa rini nuk ka Shqipëri”. "Arrestoni Ramën", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi". 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI