Flash

Reagon sërish Grenell: Në Kosovë po shkelet hapur Kushtetuta

Lapsi.al 2 September 2026

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell vijon ta mbajë gjithnjë njërin sy te zhvillimet në Prishtinë. Në 24 orët e fundit ai ka komentuar në rrjetet sociale për atë që po ndodh pas përçarjes në LDK për emrin e Presidentit të ri të Kosovës.

Në një reagim në X, Grenell u del në krah 6 deputetëve të LDK-së që nuk pranuan emrin e Bekim Sejdiut për President sipas marrëveshjes Kurti Abdixhiku. 

Grenell publikoi një fotografi të Avdullah Hotit, Hykmete Bajramit, Arben Gashit, Armend Zemajt, Kujtim Shalës dhe Janina Ymerit, duke i cilësuar ata si "miq të mëdhenj të Amerikës".

"Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës", - shkroi Grenell.

Disa orë më pas bëri një tjetër koment duke akuzuar indirekt Kurtin se po shkel Kushtetutën. 

“Kush në Kosovë po e mbron Kushtetutën e tyre? Kushtetuta është e qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve. Është dita e 50-të” – shkroi Grenell.

Edhe pak javë më parë, Grenell ia atribuoi Kurtit përgjegjësinë për krizën politike në vend, duke deklaruar se kryeministri në detyrë "nuk di si të qeverisë" dhe se ka dështuar në luftën kundër korrupsionit.

Në të njëjtën deklaratë, Grenell u shpreh edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se Perëndimi dëshiron ta shohë të lirë dhe të rikthyer në Kosovë për të kontribuar në udhëheqjen e vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë në hyrje të fshatit Këllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri, ku flakët pë...

17:54

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI