
Taulant Balla ka treguar gjithmonë se është më i zellshmi mes rilindasve për t’i shërbyer shefit dhe për të zbatuar porositë e tij, sidomos kur është fjala për agjitacion e propagandë dhe zell për t’u servilosur.
E tregoi këtë me revanshin kundër protestuesve që prej ditëve të para, aq sa Ramës iu bë zemra mal prej avokatisë së Ballës dhe ia përmendi në mbledhje grupi. Së fundi Balla është lëshuar nëpër rrugë për t’u zënë pritë njerëzve, për t’i pyetur nëse kanë halle dhe për t’ju treguar për shpikjen e re të Ramës, platformën Pasqyr Albania.
“Ke një hall, do vish aty ta thuash. Dhe halli yt nuk do ngelet në ajër, por halli jot do dëgjohet me vëmendje, do verifikohet nëse është zgjidhur dhe pastaj do të komunikohet me ty”, i thotë Taulanti një qytetari që e ka ndaluar me makinë.
Në vijim të videove propagandistike me siguri do të shohim ndonjë ditë Taulantin duke marrë me zor njerëz në makinën e tij për t’i dëgjuar hallet dhe për t’i bindur se do t’ja zgjidhin. Pas 13 vitesh në pushtet, plot me skandale dhe vjedhje galopante, socialistët janë kujtuar se duhet të jenë të dhembshur me qytetarët. Çfarë hiporkrizie!