Flash

Kërkohen policë të tjerë, Ministri i Brendshëm rrit moshën e pranimit në Akademinë e Sigurisë

Lapsi.al 1 September 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, firmosi urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë.

Sipas Lamallarit, vendimi vjen në përgjigje të kërkesave të shumta të adresuara te ministri përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta, nga qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit dhe të kontribuojnë për sigurinë e vendit dhe qytetarëve.

 
Sipas urdhrit, kufiri i moshës për pranimin në Polici rishikohet deri në 35 vjeç për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë shërbimin në Patrullën e Përgjithshme, përmes ndjekjes së Kolegjit Bazë.

Brenda të njëjtit kufi moshe, deri në 35 vjeç, mund të ndjekin studimet Bachelor në Akademinë e Sigurisë edhe kandidatët që synojnë të hyjnë në strukturat e Policisë në rolin e parë drejtues, me gradën nënkomisar.

Mundësi të reja krijohen edhe për profesionistët me arsim të lartë. Personat që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, me profile të përshtatshme, si ekonomi, financë, teknologji informacioni etj., mund të pranohen në rolin e parë drejtues deri në moshën 40 vjeç, pas përfundimit të kursit të specializuar për nënkomisarë.

Ndërkohë, për punonjësit që vijnë nga institucione të tjera të sigurisë, kur plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe kalojnë procedurat përkatëse të pranimit, nuk do të ketë kufizim moshe.

Ministri i Brendshëm e cilësoi vendimmarrjen si një hap drejt krijimit të mundësive më të barabarta për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit, duke marrë në konsideratë jo vetëm moshën, por edhe nivelin e arsimimit, kualifikimet dhe përvojën profesionale të kandidatëve.

“Kjo është një vendimmarrje e drejtë, e cila ofron mundësi të barabarta në raport me angazhimin dhe përvojën e gjithsekujt, pa u penalizuar nga kritere të ngurta të aplikuara njëtrajtshëm për kandidatë me nivele të ndryshme arsimore dhe profesionale”, u shpreh ministri.

 
“Vokacioni për sigurinë, rifreskimi i organizatës policore dhe fuqizimi i saj mbi përvojat e mëparshme të prurjeve të reja udhëheqin misionin tonë për një Polici më profesionale, më të fortë dhe më pranë qytetarëve”, tha Lamallari.
Në vitin 2021, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka rrëzuar kriterin e moshës deri në 30 vjeç për aplikantët që duan të jenë pjesë e garës në shkollën bazë të Policisë së Shtetit. Ky kriter moshe konsiderohej diskriminues, ndërsa i kërkohej Ministrisë së Brendshme që t’a rishikonte.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI