Flash

“Milan nuk bën më gjëra prej Milani, çmimi i Ramos i ekzagjeruar”: Boban pa filtra, ja gjërat që nuk i pëlqejnë

Zvonimir Boban nuk ka qenë kurrë shumë diplomatik dhe nuk u kursye as në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, teksa foli për Milanin

Lapsi.al 4 September 2026

 

Zvonimir Boban nuk ka qenë kurrë shumë diplomatik dhe nuk u kursye as në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, teksa foli për Milanin: “Milan prej vitesh nuk bën gjëra prej Milani, në asnjë kuptim. Nuk shoh hapa përpara, përveç guximit dhe dëshirës për të luajtur futboll ofensiv. Vitin e kaluar humbi ndaj Cagliari-t, sepse gjatë gjithë sezonit kishte luajtur futboll mbrojtës. Në momentin e duhur, nuk arriti ta dominonte ndeshjen". 

Kroati nuk ka qenë aspak dakord edhe në lidhje me çmimin e paguar për të sjellë portugezin Goncalo Ramos nga PSG: "Ramos është paguar me një çmim të ekzagjeruar, ndërsa nga ana tjetër lëviz mirë për të shënuar dhe e sheh portën, por jemi larg cilësisë që ndryshon përmasat e një skuadre. Përkundrazi, më emocionoi historia e Cisse, një djalosh që erdhi nga hiçi falë talentit".

Ndryshimi i drejtimit teknik, në analizën e Boban, do t'i krijojë probleme edhe veteranit të mesfushës: "Luka Modric ka gjeni dhe gjenialiteti nuk zhduket me moshën; me logjikën e tij, ai i paraprin situatave. Sigurisht, janë zgjedhje të jetës. Besoj se për të do të jetë e vështirë të luajë në sistemin e Amorim. Me teknikun Allegri mbrohej nga dy mesfushorë krahu dhe luante më i tërhequr, ndërsa tani do të duhet të mbulojë 60 metra me një tjetër lojtar. Do të jetë e vështirë”.

Boban foli më pas edhe për kaosin e verës në Federatë, lidhur me zgjedhjen e drejtorit teknik dhe trajnerit të Kombëtares: “Kush gaboi? Varet se cilat ishin marrëveshjet dhe kush i tradhtoi ato. Sigurisht që jo Maldini. Pirlo si trajner nuk ka pasur suksese, por ai e di se çfarë do të thotë Kombëtarja. Nuk është budalla dhe lojtarët tek ai shohin një gjeni të futbollit, dhe kjo nuk është kuptuar. Një drejtues bën një zgjedhje dhe mban përgjegjësinë për zgjedhjet e tij.

Sa i përket ideve, jemi larg Europës dhe idesë së saj për shpejtësinë. Futbolli italian është pak ofensiv, gjithnjë e më fizik dhe gjithnjë e më pak propozues. Në epokën pas Sakit, 90 për qind e skuadrave fituese luanin me katër mbrojtës dhe dy lojtarë në krahë, ndërsa në Itali luhet me ‘catenaccio’ të modernizuar, me mbrojtje me tre. U takon klubeve të ndryshojnë rrugë, Federata nuk mund ta imponojë këtë.

Përjashtimi i vetëm është Como. Jam tifoz i projektit dhe i mënyrës se si Fabregasi po e drejton skuadrën. Dhe më pas është Baturina, një djalosh i Dinamo Zagrebit, si unë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI