Flash

Aksident në aksin Kurjan-Roskovec, plagoset 62-vjeçari, transportohet te Trauma me urgjencë

Lapsi.al 4 September 2026

Një 62-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Kurjan–Roskovec. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, 62-vjeçari po udhëtonte me motomjet kur është përplasur me një mjet teknologjik tip “pirun ngritës”, i cili drejtohej nga një 34-vjeçar.

Përplasja ka shkaktuar dëmtime në këmbët e 62-vjeçarit. Për shkak të gjendjes së tij dhe nevojës për trajtim të specializuar, ai është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar dinamikën e aksidentit dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI