Flash

Aksident në Papërr të Elbasanit, dyshohet shpejtësia e lartë

Lapsi.al 4 September 2026

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor kombëtar Elbasan–Peqin, në zonën e Papërrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku një automjet është përfshirë në një aksident, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Për fat të mirë, aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja për jetën e personave që udhëtonin në automjete por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Nuk raportohen detaje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse ka persona të lënduar dhe shkalla e dëmtimeve materiale. Në vendngjarje janë shërbimet e policisë që po disiplinojnë qarkullimin, ndërsa do të kryhen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI