Flash

Herën e fundit kaloi oqeanin si kryeministër, Sali Berisha udhëton sot drejt SHBA-së pas 14 vitesh

Lapsi.al 4 September 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të udhëtojë këtë të premte drejt Shteteve të Bashkuara për një vizitë disa ditore. Qëndrimi i tij në SHBA pritet të zgjasë rreth një javë. Në axhendë është pjesëmarrja në Konventën Kombëtare Republikane, që do të mbahet në Dallas më 9 dhe 10 shtator. 

Berisha pritet të zhvillojë edhe dy takime me komunitetin shqiptar. Takimi i parë është parashikuar më 6 shtator në New York, ndërsa i dyti më 8 shtator në Teksas. Gjatë vizitës priten edhe takime me kongresmenë dhe senatorë amerikanë, por deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për to. Në delegacionin që do ta shoqërojë Berishën janë Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Klevis Balliu, Fatmir Mediu dhe Henri Ceno.

Kjo do të jetë vizita e parë e Berishës në Shtetet e Bashkuara pas rreth 14 vitesh. Hera e fundit që ai udhëtoi atje ishte në vitin 2012, kur mbante postin e kryeministrit. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI