Flash

Pamela Anderson rrëfen momentin tronditës: “Më thanë se kisha vetëm 10 vite jetë”

Lapsi.al 8 September 2026

Aktorja e njohur Pamela Anderson ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së saj, duke kujtuar momentin kur u diagnostikua me hepatit C dhe mjekët i thanë se mund t’i kishin mbetur vetëm rreth 10 vite jetë.

Aktorja e “Baywatch”, tashmë 59 vjeç, u diagnostikua me sëmundjen rreth vitit 1999, pasi dyshohet se u infektua përmes një age tatuazhi që kishte përdorur bashkë me ish-bashkëshortin e saj, Tommy Lee.

Anderson ka treguar se lajmi ishte për të si një “dënim me vdekje”.

“Ky ishte një dënim me vdekje. Kështu më tha doktori im – se ndoshta kisha rreth 10 vite jetë”, është shprehur ajo.

Aktorja rrëfeu se diagnoza ndikoi thellësisht në mënyrën se si mori vendime gjatë viteve që pasuan.

“Jeta ime u përmbys. Nuk ishte frika nga vdekja, por frika për atë që mund t’u ndodhte fëmijëve të mi të vegjël”, tha Anderson, e cila ka dy djem, Brandon dhe Dylan, nga martesa me Tommy Lee.

Pavarësisht prognozës së rëndë, historia e saj mori një kthesë të jashtëzakonshme. Në vitin 2015, Pamela njoftoi se ishte shëruar plotësisht nga hepatiti C, pas 16 vitesh duke jetuar me virusin.

Megjithatë, ajo pranon se përvoja ka lënë gjurmë të thella tek ajo.

“Ende më ndjek. Më përndjek turpi dhe faji”, rrëfeu aktorja, duke shtuar se për shumë vite e kishte parë veten përmes syve të diagnozës dhe traumave të së kaluarës.

Trajtimi që e ndihmoi të shërohej kishte gjithashtu një kosto të madhe financiare.

“Më kushtoi gjithçka që kisha në bankë për të paguar trajtimin”, tregoi ajo.

Sot, Anderson thotë se nuk e sheh më veten si viktimë të asaj që i ndodhi.

“E vërteta ime ka ardhur përmes punës sime. Nuk jam viktimë, jam fituese. Jam e fortë dhe e aftë, më shumë nga sa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë”, u shpreh ajo.

Pamela Anderson ndodhet aktualisht në Festivalin e Filmit në Venecia, ku po promovon filmin e saj të ri “Place To Be” dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e amfAR Gala, ku është nderuar me një çmim prestigjioz.

Aktorja u bë e famshme në mbarë botën në vitet ’90 për rolin e C.J. Parker në serialin “Baywatch”, rol që e shndërroi në një prej ikonave më të njohura të asaj epoke.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI