Flash

5 Përgjimet e Arben Ahmetajt/ Hebreu që negocion në emër të Ramës, pasuritë e Shqipërisë  

Historia e lidhjes së Ramës me biznesmenin kontrovers hebre që ai e bëri partner të shtetit në pronat e ushtrisë. Tentativat për ti hedhur hi syve ambasadës amerikane dhe shprehja: "qeveria na ka ngarkuar punët e pista"

Lapsi.al 7 September 2026

Këtë herë denoncimi i Arben Ahmetajt është fokusuar në zbulimin e përgjimeve të Ron Yeffet, mikut të ngushtë të Edi Ramës, i cili negocion për shitje pronat e Shqipërisë, pa tender dhe pa garë. Në intervistën e tij me Çim Pekën, Ahmetaj ka ekspozuar pjesë nga një përgjim tre orësh, për një bisedë që ka ndodhur në janar 2026 mes Effet, që ai e quan si Gys Agasi anglishtfolës dhe tre personave të tjerë Igor, Tatjana dhe Sergei.

Skema është e thjeshtë: Për të shmangur garat dhe shqyrtimin nga Kontrolli i Lartë i shtetit, qeveria fut pronat e saj në ndërmarrje të përbashkëta me hebreun mik të Ramës. Dhe pas kësaj ata bëjnë çtë duan me këto pasuri. Në qendër të saj janë dy afera: shitja e armëve të prodhuara në Afrikë dhe të paketuara në Shqipëri, për tu shitur në zonat në konflikt dhe së dyti përlarja e e fushave të gazit në Delvinë. 

Një moment interesant është ai kur Ron Yeffet i thotë bashkëbiseduesve të tij: “Kompania do të jetë amerikane që ti mbyllim gojën dhe ambasadës amerikane”. Ai është i qartë se si do shmangen garat e tenderat me anë manipulimit të ngritjes së kompanive tip Kayo (lexo më poshtë si funksionon Kayo), në Shqipëri, ndërkohë që bashkëbiseduesit thonë se në qeverinë Ukrainase blerja e makinave dhe pajimeve ushtarake nuk mund te kalojë pa garë. Një moment krucial është ai kur Ron Yeffet u thotë bashkëbiseduesve: “ne jemi ngarkuar nga qeveria shqiptare për të kryer punët e këqia (lexo të pista”).

Principi i 5 përgjimeve të bëra publike nga Ahmetaj, është kontrolli i pasurive publike dhe bërja e parave me to përmes njerëzve të cilëve Edi Rama u jep një pushtet mbi ligjin, siç është Ron Eyffet të cilit më parë kryeministri ka dashur ti japë në menaxhim borxhin e jashtëm të vendit dhe godinën e ambasadës shqiptare në New York.

 

 

Që në janar të këtij viti ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur dyshime të rënda ndaj Edi Ramës lidhur me rolin e mikut të tij hebre, biznesmenit kontrovers, Ron Yeffet, në kompaninë shtetërore të armëve KAYO, duke e cilësuar atë si një instrument të ndërtuar për të transferuar prona publike të Forcave të Armatosura në duar private.

Atëherë Ahmetaj deklaroi se kompania KAYO është krijuar nga qeveria jo për interesa strategjike të mbrojtjes, por për t’i hapur rrugë përfitimit privat, duke treguar edhe VKM-të që janë prodhuar për të arritur këtë synim. Sipas tij, pas krijimit të kompanisë shtetërore, janë marrë vendime ekstraligjore për të futur si aksioner biznesmenin izraelit Ron Yeffet, i cilësuar prej Ahmetajt si mik i afërt personal i kryeministrit Rama.

"Çfarë roli ka Yeffet në biznes, veç miqësisë me kryeministrin?-pyeti Ahmetaj në janar".

Dalë ngadalë dolën faktet që lidheshin me një kompani të prodhimit të makinave të themeluar nga një vajzë shqiptare, e quajtur Arjeta Puca (foto poshte), e ardhur nga emigrimi në Turqi. Ajo është promovuar nga vetë kryeministri madje ka rrëfyer në podkastin e Edi Ramës historinë e suksesit të saj, që nisi nga dyqani ku i ati punonte si hidraulik.

Kompania e Arjeta Pucës, që mbante emrin Timak, papritur, një ditë të bukur të qershorit të 2025-ës vendosi të shesë 49% të aksioneve së saj. Deri këtu gjithçka duket normale. Deri sa emri i shitëses të promovuar nga shefi i qeverisë u asociua me atë të blerësit, mikut të Ramës Ron Yeffet. Pyetja e parë që të shkonte në mendje ishte: ç' ne kjo vajzë, që sa do rritje të shpejtë të ketë pasur, sërish gjendet në hpat e parë të biznesit të prodhimiit të konstruksioneve metalike dhe atyre plastike, të lidhej me një biznesmen të sprovuar hebre.

Përgjigjja do të merrej vesh më vonë. Vetëm një muaj e gjysëm pas shitjes së dyshimtë, pra në fillim të gushtit, kompania e Pucës dhe Yeffetit krijoi një shoqëri të përbashkët me ndërmarrjen shtetrore të prodhimit të armëve, Kayo të drejtuar nga ish kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu. "Deal-i" shënohet në kontratë, privatët 80% shteti 20%.

Pra le të shohim trekëndëshin e krijuar. Arjeta Puca, një investitore në hapat e para që promovohet si model suksesi nga Edi Rama. Ardi Veliu, një ish polic, sa analfabet, po aq edhe besnik, i mbrojtur po nga ai. Dhe i treti, i njohur si mik i kryeministrit.

Po pse këtë të fundit e marrim si të mirqenë si të afërt me Ramën, mund të pyesë dikush.

Në intervistat e tij të mëparshme Arben Ahmetaj ka denoncuar se Rama i ka kërkuar që Ron Yeffetit ti shitej borxhi i jashtëm i Shqipërisë. Po ashtu i njëjti ka tentuar të hyjë si aksioner të krijimin e kompanisë ajrore Air Albania, duke blerë fillimisht 23% të aksioneve, por nga kjo nismë ai u largua shpejt. Pastaj tentoi të përfshihej në rrëmbimin e godinës të ambasadës shqiptare në Neë York, e cila synohej që sipas skemës të përdorur edhe këtu, ta përdorte atë si kullë për të shitur apartamente, brenda të cilave do strehohej edhe vetë ambasada.   

Pra, ky bisnesmen i huaj, i njohur më së miri në rrethin e oborëtarëve të Edi Ramës, që ka bërë marrëveshje ekonomike edhe me udhëheqës të vendeve afrikane, arriti të futet në biznesin shtetëror të ministrisë së mbrojtjes. Aludimi që bëri zv kryeministri Ahmetaj është se një gjë e tillë po bëhet për dy gjëra: së pari "për devijim të fondeve të buxhetit të shtetit". Ai shtoi: "Shteti humbet të drejtën e vetos. KLSH nuk mund ta auditojë më asnjë kompani bijë të tillë. Pasuria publike kthehet në kapital privat pa asnjë procedurë privatizimi. Dhe kompanitë private nën ombrellën e KAYOS marrin kontrata ushtarake pa tender".

Ndërsa qëllimi i dytë është për të justifikuar rrëmbimin e pronave stetërore të ushtrisë dhe për ti përdorur ato për interesa private. Për të ilustruar këtë Ahmetaj solli në vëmendje rastin e nënshkrimit të një marëveshjeje mes Kayos së Ardi Veliut dhe izraelitëve të Elbit Systems Ltd, për themelimin e Akademisë e Aviacionit .

"Akademia e Aviacionit në Vlorë pa aviacion me një helikopter, e kupton? Por nuk bëhet fjalë për atë, por për terrenin dhe për asetin", tha atëhere Ahmetaj për këtë pronë që gjendet në mes të qytetit.

Tani me përgjimet e reja, Ahmetaj ka nxjerrë në pah nje tjetër eminencë gri të Ramës të cilin ai po e përdor si mburojë për të tregëtuar pa llogaridhënie pasuritë që i kanë mbetur Shqipërisë.

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI