Flash

CNN dhe “Al Jazeera”: 100 ditë protestë, ç’po ndodh në Shqipëri?

Lapsi.al 8 September 2026

Rrjeti prestigjioz amerikan CNN i ka kushtuar sërish vëmendje protestës në Shqipëri. Në një kronikë të shpërndarë nga gazetarja e këtij rrjeti, Isa Soares vlerësohet se si qytetarët nuk i kanë ndalur protestat e tyre edhe pse kanë kaluar 3 muaj.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Soares ka shkruar: “Dita e 100-të e Revolucionit të Flamingove”.

100 ditëve të protestës së shqiptarëve u kushtuar vëmendje edhe rrjeti ndërkombëtar “Al Jazeera”. 

“Revolucioni i Flamingove në Shqipëri ka shënuar ditën e 100-të radhazi, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të planeve për një zhvillim të turizmit luksoz të mbështetur nga Jared Kushner në një ishull në ligatinat bregdetare të mbrojtura të vendit” – thuhet në komentin që shoqëron një video nga protesta e 100-të. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI