Flash

Protestuesit gjuajnë me vezë makinën e deputetes Ilva Gjuzi. Shoqërohet Adriatik Lapaj

Lapsi.al 8 September 2026

Tensione janë shënuar jashtë parlamentit, në zonën e Pedonales.

Protestuesit kanë gjuajtur me vezë makinat e deputetëve. Ata kanë përdorur jo vetëm me vezë, por edhe me domate.

Në “lojë” është futur edhe Policia e Shtetit, që ka tentuar që të shpërndajë turmën. Ka qenë një përplasje e fortë mes protestuesve dhe efektivëve.

Dy persona janë shoqëruar. Adriatik Lapaj dhe Shpend Gashi janë shoqëruar, raporton gazetari Osman Stafa.

Ilva Gjuzi ka qenë në atë makinë, që u ndalua nga protestueit dhe u godit me vezë.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI