Flash

Tensione tek Kuvendi: Protestuesit gjuajnë me vezë, disa arretohen

Lapsi.al 8 September 2026

Tension pranë parlamentit sot në 8 shtator, kur ka nisur dhe seanca e parë plenare për këtë sesion.

Protestuesit janë gjendur përballë policëve tek Ushtari i Panjohur. Ata kanë gjuajtur efektivët me vezë, ndërsa kanë thirrur në kor “Nuk na pëfaqësoni”, “Polici e krimit” etj.

Në një moment, disa protestues gjuajtën me vezë efektivët, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Kujtojmë se pak më herët, dy protestues u shoqëruan në polici. Raportime ka deri për pesë të shoqëruar  

 

Ndërsa në parlament vijojnë përplasjet e forta mes palëve, ku përfaqësues të qeverisë janë përballë akuzave të forta për korrupsion.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI