Flash

Rama reagon në mesnatë: Protestuesit po ushtrojnë dhunë 

Lapsi.al 9 September 2026

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një replikë me partinë e “Demokratëve Europianë” që kanë mbështetur protestat e mbajtura në Tiranë. Rama ka reaguar disa herë duke i akuzuar protestuesit se po ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve dhe deputetëve të PS-së. 

“Gjyshja ime e mrekullueshme më mësoi urtësinë e vjetër latine: errare humanum est, perseverare diabolicum. Të gabosh është njerëzore, por të këmbëngulësh në të njëjtin gabim është djallëzore.

Përgjigjja juaj, @democrats_eu, më bën të pyes veten nëse pikërisht politikanë si ju kanë frymëzuar pjesën e dytë të kësaj shprehjeje.

Ju e dënuat dhunën ndaj përfaqësuesve të zgjedhur vetëm pasi unë jua vura pamjet përpara syve. Dhe më pas, menjëherë, e minimizuat atë duke e quajtur “akte të izoluara”.

Prej 101 ditësh, protesta është zhvilluar në bulevard pa asnjë problem sa i përket të drejtës për t’u tubuar, për të folur dhe për të kritikuar.

Por të pengosh fizikisht deputetët e zgjedhur që të hyjnë në Parlament dhe të abuzosh me një deputete të respektuar, e cila thjesht po përpiqet të shkojë në vendin e saj të punës, nuk është kundërshtim. Është dhunë.

Dhe e dini çfarë? Ja ku vjen tani një tjetër shembull i freskët i “akteve tuaja të izoluara”. Protestuesit bllokojnë një kryqëzim të qytetit, rrethojnë makinën e një qytetari të zakonshëm, i cili thjesht kërkon të kalojë, dhe fillojnë ta godasin atë. Për çfarë është fajtor ai, saktësisht? Sepse po përpiqet të vazhdojë rrugën e tij?

A do të kishit mirësinë ta dënonit qartë edhe këtë, pa asnjë justifikim?

Unë nuk po e përdor dhunën e disave për të diskredituar çdo protestues. Jeni ju që po përdorni sjelljen paqësore të shumëkujt për të minimizuar dhunën e të tjerëve.

Hajde, tregohuni të guximshëm dhe thuajeni: Ky nuk është kundërshtim. Është dhunë” – shkroi Rama që publikoi edhe një video. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI