
Pozita ligjore e Belinda Ballukut po vjen duke u rënduar. Së fundi GJKKO me kërkesë të SPAK ka vënë nën sekuestro pasuri të tjera në zonën e bregdetit të jugut, kryesisht në Palasë.
Dyshimet janë se këto pasuri i përkasin tërthorazi ish-zv.kryeministres.
Muaj më parë SPAK sekustroi një vilë në Dhërmi, në pronësi të Igli Tares, por prokuroria dyshon se në të vërtetë pronare e saj eshtë Belinda Balluku.
Lidhur me aksionin e fundit pritet një komunikim zytar në vazhdim prej SPAK-ut. ©LAPSI.al