Flash

Çfarë ndodhi te vila e kuqe, ministrat dhe drejtuesit e PS i numërojnë Ramës njerëzit që takuan të premten

Lapsi.al 9 September 2026

Lapsi.al mëson detaje nga takimi që Edi Rama zhvilloi sot në vilën e kuqe këtu në Tiranë me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

Si të ishin në në një orë provimi, secili prej tyre ka numëruar hallet që ka marrë nga qytetarët të premten e shkuar në takimet e formatit propagandistik, “Prania Besnike”. Çdo drejtues politik kishte përpara një bllok ku ishin listuar sa takime kishte bërë dhe të çfarë natyre ishin problematikat. 

Natyrisht që Rama i dëgjonte teksa bënte zakonin e tij të vjetër, zhgaravinat në letrat që ka përpara. Mbledhja vinte dy ditë pas përgjimeve që Arben Ahmetaj nxorri lidhur me përfshirjen e Shqipërisë në trafik armësh përmes mikut izraelit të Edi Ramës, Ron Yefeti.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, që përmendej në këto përgjime, deri më tani s’ka bërë asnjë reagim publik, por edhe si të tjerët ishte mes atyre që raportuan te shefi i tyre politik për hallet e njerëzve që kishin mbajtur shënim. E ndërkohë që zhvillohej kjo mbledhje, në tavolinë me Ramën ishte gjithashtu Belinda Balluku, për të cilën SPAK njoftoi sot rëndim të pozitave të saj pasi i sekuestroi një tjetër vilë në Palasë.

Lëvizjet e Ramës ngjajnë të dëshpëruara. Ndërkohë që po i rrëshqet toka nën këmbë prej skandaleve të njëpasnjëshme dhe frustrimit të rritur brenda radhëve të tij, ai thjesht është si një makinë rrangalle që xhiron në vend.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI