Flash

Përplasja e re/ Europarlamentarët demokratë fajsojnë Ramën për dhunën ndaj protestuesve

Demokratet Evroipiane: ``Nën Edi Ramën, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike``

Lapsi.al 9 September 2026

Eurodeputetët e grupit `demokratët Europianë ia janë qepur Edi Ramës këmba këmbës. Në një replikë mbi replikë ata i i kanë kujtuar kryeministrit se ai nuk mund të përzgjedhe episode të caktuara që ti shfrytëzojë si pretekste për të mos iu përgjigjur shtetësimit të qytetarëve dhe kritikëve të tij. Ata nuk kanë harruar të përmendin gjithashtu skandalin e personave civilë që arrestonin qytetarët në protestë (video poshtë)

``raste të izoluara dhune nuk mund të përdoren për të diskredituar një lëvizje të tërë proteste, për të hedhur poshtë shqetësimet legjitime apo për të shmangur pyetjet mbi ngjarje të tjera të dokumentuara- theksojnë ata duke shtuar:.Protestuesit paqësorë nuk duhet të përballen me përdorim të tepruar të forcës, ndalime arbitrare apo forma frikësimi. Edhe pamjet ku persona të paidentifikuar ndërhyjnë ndaj demonstruesve kërkojnë një shpjegim të qartë. Një qeveri që udhëheq një vend drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian duhet të jetë e para që kërkon transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

Në fakt kjo kundërpërgjigje erdhi pas një reagimi të kryeministrit Rama që ankohej në anglisht se këta eurodeputetë ishin të anshëm se ata nuk shikonin dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të tij.“A nuk ju vjen turp`pyeste Rama dhe vijonte: Dhe ju lutem, lëreni Shqipërinë të qetë dhe mos e tërhiqni Shqipërinë në këtë. Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë. Ajo nuk e meriton të bëhet çamçakëz në gojët mediokre të njerëzve që shkëmbejnë faktet me angazhim të lirë politik."

Episodi i fundit i përplasjes së kryeministrit me europarlamentarët demokratë, që arriti kulmin kur u mbyllën disa llogari në rrjetet sociale të mbështetësve të protestës u rundez pas protestave te parlamenti. menjëherë pas tyre ata dolën me deklaratë:

 

``Dje, ndërsa protestat në #Tiranë hynë në ditën e tyre të 101-të radhazi, pamjet që mbërritën tek ne ishin thellësisht shqetësuese. Numri i ndalimeve u rrit, reagimi i policisë u duk në mënyrë disproporcionale i ashpër, ndërsa persona pa uniforma të dukshme u panë duke ndërhyrë, duke ngritur pikëpyetje serioze nëse ishin oficerë policie apo individë që vepronin jashtë çdo zinxhiri të qartë përgjegjësie.

Kjo vjen pas bllokimit dhe kufizimit, javën e kaluar, të llogarive në rrjetet sociale të lidhura me protestat, një tjetër shqetësim për lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion.

Nën Edi Ramën, Shqipëria po përballet me një provë serioze të standardeve të saj demokratike. Një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të forcojë shtetin e së drejtës, të mbrojë liritë themelore dhe të garantojë të drejtën për të kundërshtuar, protestuar dhe shprehur lirisht mendimin.

#FlamingoRevolution

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI