
Kadastra dhe Agjencia e Trajtimit te Pronave do te shkrihen ne nje institucion te vetem. Kjo eshte parashikuar ne projektligjin e hedhur per konsultim publik nga ana e qeverise, duke e emertuar ne Agjencinë Shtetërore të Pronës.
Projektligji synon riorganizimin e kuadrit institucional dhe funksional që rregullon administrimin e pronës së paluajtshme në Republikën e Shqipërisë, duke adresuar problematikat e akumuluara si pasojë e fragmentarizimit të kompetencave, mbivendosjes së përgjegjësive dhe koordinimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse për administrimin dhe regjistrimin.
Sipas relacionit nisma garanton një qasje koherente dhe të unifikuar të menaxhimit të pasurisë së paluajtshme.
Nisma bazohet ne tre shtylla: Regjistrimin kadastral, duke ruajtur dhe zhvilluar praktikën institucionale të Kadastrës ekzistuese, përfshirë proceset e digjitalizimit, regjistrimit fillestar dhe përmirësimit të regjistrave.
Menaxhimin e pronës shtetërore, përfshirë inventarizimin, përditësimin dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme të shtetit, si dhe ushtrimin e kompetencave të parashikuara nga ligji për pronat e paluajtshme të Republikës së Shqipërisë.
Përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë për legalizimin e ndërtimeve dhe kalimin e tokave bujqësore, si dhe procesin e trajtimit të pronës në kuadër të kompesimit, sipas legjislacionit në fuqi.
Organet e kesaj Agjencie janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm. Keshilli perbehet 9 anetareve perfaqesues te disa institucioneve.
Projektligji parashikon vendosjen e gjobave nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë për punonjësit që vonojnë dosjet apo humbin dokumentacionin.
Shkrirja e dy institucioneve nje te vetem do te realizohet brenda 6 muajve nga hyrja ne fuqi te ligjit. Kjo Agjenci do te jete ne varesi te kryeministrit.