Flash

Aksident në aksin Lushnje-Berat, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Lapsi.al 10 September 2026

Një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të Kashtbardhës, ku janë përfshirë tre automjete. Dy drejtuesit e mjeteve që janë përplasur kokë më kokë kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas dëshmisë së drejtueses së një automjeti tip “Fiat”, një mjet tip “Benz” po e parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjës. Pasi e ka fshirë automjetin “Fiat”, “Benz”-i është përplasur kokë më kokë me një automjet tip “Ford”, i cili ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Lushnjës, të cilët kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin rrugor. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI