Flash

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

Lapsi.al 9 September 2026

Këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, pasi pësoi një arrest kardiak.

Sipas mediave greke, Mazonakis u transportua me ambulancë në spitalin “Elpis” në Athinë, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Sipas informacioneve paraprake, këngëtari ishte dërguar fillimisht në një klinikë private në zonën e Kolonakit, ku mjekët tentuan ta mbanin në jetë. Atij iu vendos edhe një kateter intravenoz në përpjekje për të fituar kohë.

Mazonakis ishte një nga këngëtarët më të njohur grekë të brezit të tij dhe kishte një karrierë të gjatë në muzikë.

Ai lindi në Nikea të Greqisë në mars të vitit 1972 dhe e nisi karrierën muzikore në vitin 1992, kur ishte vetëm 20 vjeç.

Ndër këngët më të njohura të tij janë “Savvato”, “Zilevo”, “Paidi tis Nychtas”, “Foveri”, “Tesseris”, “Diskola Feggaria”, “Ti Sou Echo Kanei” dhe “Ores Mikres”.

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI