Flash

Ministri i Jashtëm grek: Nuk i frikësohemi një incidenti ushtarak me Turqinë

Lapsi.al 9 September 2026

Ministri i Jashtëm i Greqisë, George Gerapetritis ka reaguar këtë të mërkurë lidhur me marrëdhëniet me Turqinë.

Në reagimin e tij, ministri grek u shpreh se nuk ka frikë nga një përplasje e mundshme ushtarake me Turqinë teksa theksoi se është e panevojshme për sa kohë që dialogu dypalësh vazhdon. Por nga ana tjetër, ai shtoi se Greqia ka forcë për t’u përgjigjur në çdo rast dhe skenar.

“Nuk kam frikë nga ndonjë incident ushtarak, dhe kjo ndodh sepse kanalet e komunikimit me Turqinë vazhdojnë të ekzistojnë në kuadër të dialogut të strukturuar. Për momentin, ne kemi forcën për t’iu përgjigjur çdo gjëje. Ne nuk e dëshirojmë dhe nuk presim ndonjë incident ushtarak. Nga ana tjetër, është e qartë se jemi të përgatitur për gjithçka”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI