
Të paktën 11 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, sipas mediave shtetërore libaneze. Nëntë persona humbën jetën pasi një goditje shkatërroi një ndërtesë trekatëshe në Kfar Rumman. Mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë.
Në një tjetër sulm, dy ndihmës mjekësorë u vranë pasi u godit automjeti me të cilin udhëtonin. Ushtria izraelite tha se po shqyrton raportimet për viktimat dhe rrethanat e sulmeve.
Goditjet vijnë vetëm një ditë pasi shtatë persona të tjerë u vranë në jug të Libanit. Izraeli tha se ato ishin përgjigje ndaj sulmeve me dronë të Hezbollahut kundër trupave izraelite. Presidenti libanez Joseph Aoun e cilësoi situatën si një “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe paralajmëroi se armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja mund të vihet në rrezik.