Flash

Këlliçi: Çfarë janë hallet e Belindës dhe çfarë janë hallet e popullit!

Lapsi.al 10 September 2026

Pasi SPAK zbuloi një vilë tjetër të Belinda Ballukut të ndërtuar me paratë e kompanive që fitonin tenderat e unazës, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar me një vëzhgim të mprehtë ndaj takimeve me popullin që deputetja e Ramës duhet të bëjë çdo të premte.

"Kjo bashkëpunëtore e Edi Ramës ka për detyrë të dëgjojë ankesat e qytetarëve që nuk mbyllin dot muajin, që nuk legalizojnë dot shtëpinë që kanë ngritur me kursimet e jetës, që nuk përballojnë dot ilaçet.vKjo është një tallje e përbindshme që bën Edi Rama me njerëzit" shkruan Këlliçi që ndan në njërën anë hallet e Beindës dhe në anën tjetër hallet e popullit.

Siç doli nga dosja e SPAK, hallet e Belinda Ballukut ishin "si të arredohej e mobilohej vila luksoze në Palasë". "Mermer blu, apo veshje tjetër? Kjo ishte dilema!" shkruan Këlliçi, ndërsa hallet e popullit janë si të legalizojnë shtëpinë ose si të shtyjnë muajin deri në fund.

Në fakt, pikërisht pas daljes së njoftimit të SPAK që zbuloi një tjetër vilë të saj të fshehur, Belinda Balluku nuk është kompleksuar aspak dhe ka shpërndarë për ndjekësit vendin dhe orën e takimit të radhës, të premten në orën 17:00 në Fier.

Mesazhi i plotë i Belind Këlliçit në rrjetet sociale

Hallet e Belindës dhe hallet e popullit!

Në një video të shpërndarë sot, Edi Rama tregon Belinda Ballukun duke raportuar mbi hallet e popullit që ka mbajtur shënim në ato takimet e famshme të orës 5. Kuptohet, ajo që kërkojnë qytetarët dihet pa u bërë këto marifete propagandistike.
Mirëpo sot është bërë publike halli që kishte ish-zëvendëskryeministrja dhe njeriu më i afërt i Edi Ramës. Halli ishte si të arredohej e mobilohej vila luksoze në Palasë. Dhe arkitekti i propozon disa variante për shkallët e brendshme, për pishinën, për vaksat me hidromasazh, që të ndihej si në jaht. Mermer blu, apo veshje tjetër? Kjo ishte dilema!
Në fakt sipas raportimeve, bëhet fjalë për dy vila. Dhe këto janë të tjera, nuk kanë lidhje me vilën në kompleksin në Dhërmi që e kishte marrë me nderet që bëri si drejtoreshë e ANTA-s. Këto janë vilat si ministre e infrastrukturës që jep tenderat për Unazën e re të Tiranës.
Kjo bashkëpunëtore e Edi Ramës ka për detyrë të dëgjojë ankesat e qytetarëve që nuk mbyllin dot muajin, që nuk legalizojnë dot shtëpinë që kanë ngritur me kursimet e jetës, që nuk përballojnë dot ilaçet.
Kjo është një tallje e përbindshme që bën Edi Rama me njerëzit.
Problemi sot nuk është se nuk njihej çfarë shqetësimi që ka populli dhe mungonte platforma për ta adresuar. Problemi është se nuk funksionon drejtësia dhe nuk ka barazi para ligjit.
Me zbulimet që ka bërë SPAK dhe me akuzat e reja, Balluku duhej të ishte dorëzuar pa imunitet atje ku e ka vendin. E jo të mbajë shënime si drejtuese politike e një qarku. Është kjo arsyeja që njerëzit janë ngritur në revoltë e kanë mbushur sheshet. Padrejtësi si kjo i mundojnë njerëzit dhe janë plaga e vendit.
Edhe sa prova e studime i duhen SPAK për të ardhur me kërkesën e re në Kuvend për Belinda Ballukun?!!!

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI