Flash

Profesori i antropologjisë demonton platformën e Ramës/ 'Besa', ose kur fjalën e vret folësi!

Rama e paraqet 'Besën'  si kthesë.  Kthesë prej kujt? Kthesë nga ku? 

Nebi Bardhoshi 25 July 2026

Besa e dhënë nga Rama, është një kundërthënie e përkryer.  Ndryshe është thënë më analitikisht - një oximoron që realizohet jo nga pranëvendosja e fjalëve kundërthënëse, por nga fakti se kush flet, pra se kush e thotë.

Rama nuk e ka kuptuar, ose nuk i lejohet të kuptoj sa larg ka shkuar. As të vetet, jo e jo. "Të vetet" e Ramës, janë njësia politike më pa sens që një vend mund të ketë. Ata e shohin veten me njëfarë funksioni vetem  brenda botës së pakuptimtë të Ramës.
Ndaj askush ska ngelut ti thotë një fjalë Ramës.

Rama e paraqet 'Besën'  si kthesë. 
Kthesë prej kujt? Kthesë nga ku? 

Rama thotë të bëjmë një "besë" [mirë që se quajtj te Re] pasi Flamingot smund të mohohen. Pra po të mundte do ti mohonte. Pastaj fillon e bën diversion duke përdorur një imagjinatë të lodhtë me sorra, korba e flamigo. Askush nuk qesh! Të vetet si japin më as buzëqeshje. Ata vetëm presin shpëtim. 

Rama vijon. I quan protestuesit e vendin të vet terroristë. Gënjen me termin, gënjen me insuniatën që krijon. Pastaj kërkon besën si kthesë.

Në fakt kërkon besën si dredhi. E kështu duke mos qenë zotërues i besës por i dredhisë, rrengut shprehë në kulturën e fasadës,  vijon e vijon me fjali të dredhta.  Ai e di, e shpreh madje se dhe vetën fjalën "besë" e ka zgjedhur pasi hap debat.
Por a ia ka kush ngenë për debat për termat?!

Jo, sepse si thonin të mençurit e rrahur me jetën - trimëria pas lufte e urtia pas kuvendi ska vlerë! Me pak fjalë, Revolucioni i Flamingove e ka bërë të qartë kush ka qeverisë me të kundërtën e besës - pabesi, trillim, dredhi e çështë me e keqja me përçmim e poshtërim. Pra, Rama duhet ta dijë se ska më kohë për kthesë. Fundja a mund të kthehet ai, modeli i tij, në të kundërtën e vet? Mua smë duket as e drejtë të kërkohet një gjë e tillë.

Rama kërkon që "besa' të aplikohet si metodë. Pra të themi si shteg.  Puna është se nuk ka më shteg. Spo kërkon kush që Rama të ketë një shans të pestë. Këtë mund ta presin [se për të kërkuar skërkojnë dot] të 'vetët e Ramës'. Ata që janë në funksion të nonsensit gjuhësor dhe politik të Ramës.
Rama ska kuptuar efektin e Revolucionit Flamingo. Që në fakt është efekti i parë i revolucionit. E kam fjalën për nxjerrjen si të kota të premtimeve të abuzuesit me pushtetin. 

Rama do ti bëj dredhi të kuptuarit e këtij fakti me dredhi tjetër, një dredhi poshtëruese. E kam fjalën, kur thotë se këto protesta vinë ngaqë është rritur mirëqenia. Si të thuash qytetarët i ka nxjerrë e mira nga mend e kokës. Pastaj dredhon sërish duhet rë kthehemi jo një " qeverisje rreth qytetarit" por një qeverisje për qytetarin dhe befas lëshon edhe fjalën 'empati' .

Duket qartë se si fjala besë- qoftë si kthesë apo si metod, e më vonë bashkimi  saj me fjalën empati-  janë thjesht përpjekje për tju thënë të vetve se si duhet kontrolluar shoqëria.  
As të vetet nuk i buzëqeshin më!

Marrë nga Facebook i autorit, profesorit te antropologjise, Nebi Bardhoshi

Të këshilluara

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI