
Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën’’.
“Akordova” tastierën dhe me një frymë hodha këto rreshta që ti ndaj me lexues që janë lodhur me
‘’toksicitetin’’ e lartë të rrjeteve sociale. Na bëjnë mirë për shëndetin lajmet për sukseset e mërgatës së
madhe të shqiptarëve në botë, por jo vetëm, të vetmen që ne mund të bëjmë, është t’i përgëzojmë dhe
inkurajojmë.
Fjala është për pranimin e Prof. Dr. Nikolla (Niko) Qafokut si anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave të
Shtetit të Washington-it (ËSAS). Është një triumf jo i zakontë i mendjes shqiptare, është një dëshmi e
triumfit të meritokracisë absolute dhe një krenari e ligjshme veçanërisht, për të gjithë ne që e njohim
rrugëtimin e tij që nga bankat e universitetit.
Ky stacion i fundit elitar në SHBA nuk është thjeshtë një titull akademik; është çertifikimi botëror i një
jete të tërë të dedikuar shkencës së tokës, bujqësisë dhe mjedisit.
Për mua, si ish pedagog i ILB që në vitin 1980, kur njoha Nikon si student, më pas koleg, bashkëpunëtor
dhe mik, kjo ngjarje përbën një lajm të gëzueshëm, dhe jo vetëm për ne, por edhe për mbarë botën
shkencore shqiptare. Ky lajm përfaqëson përmbushjen më të lartë të një rrugëtimi që nisi nën dritën e
sfidave të mëdha tranzitore dhe lulëzoi në oqeanin e pakufishëm të lirisë akademike.
Përgjithësisht ëndrrat rinore pas gjimnazit pak ose aspak drejtohen për të studjuar në bujqësi, por njoh
jo pak raste, kur mbase për arsye “madhore” pasi kanë shijuar magjinë e auditorëve të kësaj shkence, që
e thënë ndryshe është baras, vetë qytetërimi, e kanë quajtur dashuria e jetës. Një ndër ta është edhe
Niko Qafoku!
Niko u shqua që në bankat e studentore si shkëndija e parë e gjeneratës së re që po vinte, me vizion tjetër
për të ardhmen, si i ngarkuar me misionin për të ndryshuar gjendjen, status quo, e rënduar nga sundimi
absurd i sistemit të diktaturës së proletariatit. Ai është produkt i një shkolle me emër të madh, (ILB
KAMËZ) ku niveli dhe pluralizmi professional ishte elitar dhe sfidonte haptas boshtin ideologjik për këdo
që kishte etje, zell, vullnet dhe pasion për tu bërë i aftë.
Që në hapat e tij të parë në auditorët e Institutit të Lartë Bujqësor, Nikolla spikati si një talent i rrallë, me
një etje të pashterrur për dije dhe një disiplinë shkencore që premtonte shumë. Ishte pikërisht ky
potencial i jashtëzakonshëm që bëri që të shquhesh në atë gjeneratë të re studentësh, njëri më i mirë se
tjetri, sa sot, nuk jam në gjëndje të parashikoj nëse do përsëritet më. Niko ishte i shquar mes shumë të
tjerëve talente, energjia e të cilëve shpërtheu pas viteve ‘90”. Ai nuk ishte thjeshtë një student i shkëlqyer,
por një mendje shkencëtari që ‘’refuzonte’’ me urtësinë e tij shabllonet dhe slloganet e kohës, përgatitur
për të qenë i gatshëm për të projektuar një të ardhme tjetër, bashkohore të shkencës moderne bujqësore
1dhe më tej në Shqipëri. Paralelisht, si pedagog, ai përcolli tek studentët e tij standardet e reja të kërkimit
të lirë shkencor, duke mbjellë farën e parë të modernizimit të kërkimit shkencor të bujqësisë shqiptare.
Në vitin 1992, në kapërcyellin e madh epokal, kur Shqipëria sapo kishte dalë nga izolimi komunist, e ftova
Nikollën, dhe shumë të tjerë, bashkëkohës të tij, të bëhej pjesë e ekipit të lartë drejtues të Ministrisë së
Bujqësisë. Ky doli të ishte një vendim historik. Niko, pa humbur kohë, me një kthjelltësi, me koncepte,
baza dhe bindje të forta shkencore, u bë hartuesi kryesor i strategjisë dhe programit të parë të kërkimit
shkencor dhe ekstensionit për e bujqësinë e re post-komuniste. Bujqësia shqiptare nuk mund të
vazhdonte me strategjinë mjerane “sigurimi i bukës në vend”. Reforma strukturore e kërkimit shkencor
dhe ekstensionit e hartuar nga Niko me bashkëpuntorët e tij, i ndërtuar mbi parimet dhe modelet e
institucioneve më prestigjioze të kohës u bë shëmbëll dhe paralelisht pikë referimi edhe për lëmitë dhe
ministritë e tjera në vend.
Pasi emigroi, jashtë vendit, jo vetëm nuk harroi atdheun e tij por mund ta them me bindje se, gjeti
mënyrën më të mirë për të kontribuar, mbase më mirë se të ishte i pranishën këtu, u bë bashkthemelues
i Institutit "ALB-SHKENCA", ura që bashkoi mendjet e diasporës me intelektualët e kudondodhur. Nikolla
kurrë nuk i shkëputi rrënjët nga atdheu. Ai ishte një nga shtyllat kryesore i Institutit "Alb-Shkenca" (një
institucion dhe rrjet elitar që organizoi studjuesit shqiptarë anembanë botës), duke shërbyer edhe si
kryetar i tij. Përmes kësaj platforme, ai arriti të kthejë dijen e tij në një pasuri të përbashkët kombëtare,
duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet shkenctarëve të diasporës dhe atyre në trojet shqiptare, larg
interesave dhe ambicjeve politike por ngushtësisht në shërbim të progresit shkencor.
Nuk kaloi shumë kohë, në saj të këmbënguljes, seriozitetit, aftësive të tij, shoqëruar me modestinë e tij
në çdo kohë, arriti të renditet si shkencëtar i përmasave Botërore në "Oqeanin" e Lirisë në SHBA. Pasi
preku tokën e premtuar të Amerikës, pa prangat e burokracisë dhe politizimit, talenti i Nikos mori
përmasat e tij të vërteta "pa kufi":
Në majat e Kërkimit global: si Shef shkencor dhe Laboratory Fellow në Laboratorin Kombëtar të
Veriperëndimit Paqësor (PNNL), një nga laboratorët më prestigjioz të Departamentit të Energjisë në SHBA
ai udhëhoqi kërkime të nivelit të lartë në kiminë mjedisore të tokës dhe gjeoshkencat.
Emri i tij u rreshtua zyrtarisht nga Universiteti Stanford në listën prestigjoze të 2% të shkenctarëve më me
ndikim në mbarë globin.
Profesor dhe Mentor, si Profesor i Associuar (Affiliate Professor) në University of Washington, ai vazhdoi
të edukojë brezat e rinj të shkenctarëve amerikanë dhe ndërkombëtarë.
Ky pranim i fundit në Akademinë e Shkencave të Shtetit të Washingtonit është kurorëzimi i një lidershipi
unik shkencor dhe kontributi të jashtëzakonshëm në shkencat bujqësore dhe gjeoshkencat mjedisore. Ky
sukses mbart një mesazh të thellë filozofik dhe shoqëror për realitetin tonë. Kur një mendje brilante
shqiptare si Nikolla Qafoku hidhet në "oqeanin" e lirisë dhe demokracisë perëndimore, ku rregulli i vetëm
i lojës është meritokracia e pastër, kufijtë e rritjes së tij thjeshtë zhduken.
2Në një sistem ku vlerësohet puna kërkimore, integriteti dhe inovacioni, dhe nuk ka vend për politizimin,
cmirën profesionale apo sulmet pas shpine, fenomene këto që, fatkeqësisht, vazhdojnë të mbytin dhe të
pengojnë talentet brenda kufijve të vendit tonë. Suksesi i tij në SHBA është dëshmia më e pastër se kur
vlerat maten me peshën e mendjes dhe jo me servilizmin apo teserën e radhës, shqiptari është i aftë të
udhëheqë shkencën botërore.
Nikolla Qafoku është prova e gjallë se si investimi tek dija, tek studentët dhe tek reformat e ndershme
vizionare korr gjithmonë suksesin më të lartë. Ky sukses është i tij, i familjes së tij, por është po aq edhe
i gjithë miqve të tij që e kanë adhuruar dhe vlerësuar.
Ndjej një lumturi të një lloji të veçantë por përsëri jam besimplotë se sukseset e Nikos do vazhdojmë ti
shohim të konkretizuara në mënyrën që di vetëm ai!
Niko, të uroj shëndet të plotë dhe realizim të endrrave tua për gjithçka ke investuar në jetë, për vete
familjen dhe shoqërinë.