Flash

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka ende ndonjë produkt real. Përfaqësuesit e shoqërisë civile sugjerojnë se komisioni duhet të ndryshojë të gjithë mënyrën e funksionimit.

12:47

Protesta e flamingove si lufta e Shqipërisë për ekzorcizëm

Leonard Mitro 14 July 2026

Shqipëria ka 44 ditë në protestë, e mbështetur edhe nga Diaspora, në ngjarjen më atipike të tranzicionit, ku gërshetohen shumë vokacione të cilat konvergojnë në një pikë, largimin e kryeministrit Edi Rama. Dalja masive e qytetarëve në bulevard prishi shfaqjen e deridjeshme dhe u identifikua me një simbol që fitoi simpati ndërkombëtare, flamingon.
Shumica e qytetarëve përballë një kryeministri që e trajton veten si kryetar të një fisi indigjen, i rrethuar nga një enturazh po aq figurativ dhe argëtues……që paralelisht me ahengun vetësugjestionues po qeveris edhe Shqipërinë, me shumë dëme madje.

Po përmend vetëm disa emra që sot përfaqësojnë këtë enturazh dhe atë që mund të quhet primati i Republikës: E kam fjalën për Taulant Ballën, Ulsi Manjën, Albana Koçiun, Ardit Bidon, Sara Milan, Zeqine Çaushin, Tërmet Peçin e kështu me radhë. Për secilin është e lehtë të gjesh një epitet që siç do thoshte Noli përshtatet me tipologjinë e “Shakaxhinjve të Përparimit” apo “Ekselencave dhe Shkëlqesive” të Ali Asllanit.

Këtu marrin shpjegim edhe marrëzitë bio-morfologjike se flamingot erdhën në Shqipëri me ardhjen e zotit Rama në pushtet apo se dorovitja me 4.2 mln euro e ahengut të Kasharit e shpëtoi Shqipërinë nga një turp global. Me një vjedhje taktike, Neroni ynë profan shpëtoi dhe artin dhe Republikën!

Zoti Rama i përket brezit të një urbano-kulture të vitrinës dhe marifetit që dominoi antikonfrmizmin brenda vetë pasardhësve të nomenklaturës puniste të viteve 80’, në veçanti në kryeqytet. Asgjë më shumë sesa shprehje e një cinizmi estetik dhe etike posesive të vëmendjes dhe mizantropisë, të ushqyer nga një moral eklektik që iu përçua një neoelite, fakeqësisht pa përmbajtje, pa ideale dhe për më tepër me vizion vetëm për veten.

Të gjitha deri diku të shpjegueshme në tranzicionin demografik të këtyre 30 viteve, ku Republikës iu desh të adoptonte realitetin e ri politik me anatominë e elitave që vërshuan mirëqënien dhe pushtetin në boshllëkun e lënë nga eksodi masiv i viteve 90’ dhe i vajtje-ardhjeve në vazhdim.

Ironike se si kjo ruletë bëri bashkë Edi Ramën me Gramoz Ruçin, Edi Ramën me Taulant Ballën, Edi Ramën me Partinë Socialiste në tërësi, dy të këqija bashkë, ku mesa duket e keqja më e madhe po përgatit funeralin e të keqes tjetër. Dhe arkivoli që u shfaq në protestë ishte prolog i këtij funerali që do pllakosë herët ose vonë Partinë në pushtet.

Një parti me shumë mëkate dhe krim që në fillesat e saj ideologjike deri në epokën e bashjkëqeverisjes me krimin si aksioner të pushtetit, së fundmi për meritë të Edi Ramës dhe shokëve të tij. Një parti që zhbëri ato pak arritje të qënësishme të demokracisë së tranzicionit, kriminalizoi dhe patronazhoi zgjedhjet dhe ekonominë, në funksion të një ambicje të vetme, hajdutërisë.

Të qeverisesh sot nga kjo llozhë hajdutësh, morfemash transurbane në konflikt me civilizimin, është fyese, e papranueshme dhe mbi të gjitha e pamerituar për shoqërinë shqiptare, që pavarësisht shumë problemeve e ka tejkaluar fazën rakitike të zhvillimit por edhe kompleksitetin e demodeve politike që trashëgoi nga sistemi i kaluar.

Të flasësh për bilancin e qeverisjeve të Edi Ramës mjafton premtimi për ujë 24 orë deri te kapardisja si superfuqi satelitore. Pallavra të panumërta si këto që kanë ushqyer miletin me lugën bosh të mirëqënies dhe prosperitetit.

Qeverisja në Shqipëri është bioma septike ku zoti Rama vetëafirmohet dhe ku përzihen, korrupsioni dhe grabitja, arroganca dhe përçmimi të livandosura me parfumin e pushtetit. Një poture e madhe që vjen erë!

Zgjatim i këtij kolektori është edhe opozita partiake e Sali Berishës, e akomoduar me klientelizmin e sistemit. Protesta vetëm sa vulosi kapitullimin edhe të këtij antipodi të shndërruar në një ministri për opozitën.

Fatkeqësisht procese politike që duhet të kishin në fokus arsimin dhe edukimin, strukturimin e ekonomisë dhe tregut, ptodhimin, inovacionin, demokracinë, mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës apo forcimin e institucioneve dbe drejtësisë janë dominuar nga egocentrizmi dhe protagonizmi i një njeriu, i cili duhet thënë se është në rolin e jetës, plotësisht në përputhje dhe përmbushje të karakterit dhe shfaqjes së vet.

Atë të një kllouni ekzigjent të tipizuar me narcizimin, egoizmin, banalitetin, vulgaritetin dhe mbi të gjitha dështimin. Të gjitha të stilizuara në një zdap me poture që fatkeqësisht ka demonizuar trupin dhe shpirtin e kësaj shoqërie. Ndaj dhe protesta e flamingove është lufta e Shqipërisë për ekzorcizëm nga refluksi demoniak i Edi Ramës dhe lolove të tij.

Këta lloj efialtësh nuk i duhen Shqipërisë!/ Marrë nga Facebook i autorit

Të këshilluara

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.73

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI