Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

“Enveri i dytë” na mposhti më keq se ai i pari!

Kim Mehmeti 26 June 2026

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) e portretizon qartë dhe me saktësi mbretin e Shqipërisë - ‘Enverin e Dytë’.

Por ky libër shpërfaq edhe fytyrën e vërtetë të elitave shqiptare, të cilat e ngritën atë në piedestal, ashtu siç e ngritën dikur Enverin e Parë, me çka ia shitën shpirtin Piktorit dhe ia lan në duar fatin e popullin.

E që pastaj, njësoj si pas rënies së Enverit të Parë, të gjithë – përfshirë edhe ata që e udhëzonin të bëhej kryeqelbësira e ‘Aleancës së Qelbësirave’ – të rrëfejnë se sa shumë kanë vuajtur dhe sa vështirë kanë arritur deri te posti që e meritojnë, ai i ambasadorit.

Autori i këtij shkrimi, për dhjetë vjet me radhë, është dekoruar me sharjet nga më perverzet nga ata që irritoheshin sa herë ai thoshte hapur se Piktori dhe ‘Rilindja’ e tij janë fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë dhe se ai po shkatërron çdo vlerë shqiptare, sepse e përbuz popullin e vet.

Por tani nuk ka më aq rëndësi se kush çfarë tha dhe kur e tha.

Me rëndësi është të mbështetet dhe të përkrahet rinia që po e vë në provë ndërgjegjen qytetare të Shqipërisë dhe që dëshmon se nuk është aq pa kurriz sa ishim ne, prindërit e saj, të cilët Piktori i joshi me të vetmen ‘vlerë’ që kishte dhe që e ekspozoi publikisht dhe të pambuluar – prapanicën e tij.

Tani është me rëndësi të mos ndodhë ajo që ndodhi pas rënies së Enverit të Parë, kur të gjithë u mbuluan me pohimin se ishin njëkohësisht fajtorë dhe bashkëvuajtës.

Jo. Për ngritjen e ‘Enverit të Dytë’ nuk jemi të gjithë bashkëfajtorë e as bashkëvuajtës.

Shumë prej nesh, duke ecur tërë jetën me pantallonat nëpër këmbë, u majmën në grazhdin e krimit që ua mbushte ‘Enveri i Dytë’.

Libri ‘The Albanian Files’ (‘Dosjet e Shqipërisë’) tregon më së miri se si ‘Enveri i Dytë’ kishte plane monstruoze ta shkatërroj mbëmendjen shqiptare, duke nisur me rrënimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Por ai libër gjithashtu shpërfaq edhe pafytyrësinë e elitave me mendësi enveriste, të cilat nuk kishin nevojë për liri, por për një Enver të Dytë që do të kujdesej të kishin mjaftueshëm ushqim në sofrën e tyre.

Shumë nga ata që ju argavitën para ‘Enverit të Dytë’ – Piktorit – njësoj si dikur para Enverit të Parë, e duan shqiptarinë të përçarë dhe nuk e kuptojnë pse shqiptarët nga trojet e tjera vijnë të protestojnë në Tiranë.

Pra, shumë nga këta pa kurriz, që e ngritën ‘Enverin e Dytë’, as gjatë socializmit e as sot nuk e kuptojnë se Shqipëria është më e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë jashtë saj sesa për shumë prej atyre që jetojnë në shtetin që Piktori e ka shndërruar në pronë të vet, sepse pa Shqipërinë ata vetë do të mbeteshin pa emër.

Pjesa më e madhe e elitave dhe e atyre që nëpër ekranet televizive i jargaviten ‘Enverit të Dytë’ kurrë nuk do e kuptojnë se nuk do të ekzistonte as kjo Shqipëri e vogël, të cilën ‘Enveri i Parë’ e shndërroi në burg, ndërsa ky i dyti po e bën të pabanueshme për shqiptarët, po të mos ishte ëndrra mbarëshqiptare dhe po të mos kishin derdhur gjak për të edhe shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Malit të Zi, Çamërisë dhe viseve të tjera shqiptare.

Por, për fat, ka ardhur një rini që e di sa keq ndihet shqiptari jashtë mëmëdheut kur sheh se Shqipëria ka një parlament me të cilin tallet e gjithë bota dhe që e mbulon krimin, si dhe një kryeministër qesharak, sikur të ishte një klloun cirku.

Ka ardhur një brez që dëshiron ta pastrojë plehun politik tridhjetëvjeçar dhe ta shpëtojë Shqipërinë nga ‘Aleanca e Qelbësirave’.

Kjo nuk është e lehtë, sepse sa herë që ata brohorasin: ‘O Piktor, o tradhtar, jep dorëheqje sa më parë!’, nuk dridhet vetëm "Enveri i Dytë", por edhe shumë media, redaktorë, profesorë, akademikë, biznesmenë …,, shumë nga ata që mbijetojnë duke qenë shërbëtorë të ‘Aleancës së Qelbësirave’, e cila e ka mbuluar dhe kalbur Shqipërinë.

Andaj, shqiptarët kudo që ndodhen duhet t'i mbështesin dhe t'i përkrahin protestat në Tiranë, sepse nëse Piktori arrin ta mbajë kombin shqiptar të përçarë, kjo do të ishte turpi më i madh i yni dhe një leje e hapur për ‘Enverin e Dytë’ të vazhdojë të ndërtojë një Shqipëri ku nuk do të ketë më shqiptarë. /Marrë nga faqja në Facebook e Kim Mehmetit

Të këshilluara

Flamingot zbuluan hendekun shqiptar

Kini kujdes hendekun! Ky është mesazhi kryesor që del nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025, të...

12:31 Fred Abrahams

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

Shqipëria, kur fluturojnë flamingot

Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët kanë dalë në rrugë për shumë arsye. Asnjëherë më parë për një flamingo. 

22:37 Fred Abrahams

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI