Flash

Nga Dublini i Xhojsit te shoqëria bashkëkohore

Alda Bardhyli 22 June 2026

Luis Borghes nuk është i vetmi autor që pranon se nuk e ka lexuar deri në fund “Uliksin”. Romani voluminoz i James Xhojs, një ndër më të diskutuarit të shekullit XX, vazhdon të jetë një sfidë leximi për vetë epopenë njerëzore,që mbart. Këto kohë i jam rikthyer sërish kësaj vepre e cila ka ardhur në shqip në dy variante përkthimi nga Idlir Azizaj dhe Krenar Hajdëri, dy përkthime me rëndësi sepse nuk janë thjesht sjellja e një historie nga një gjuhë në tjetrën por një përballje e gjuhës shqipe me një nga veprat më të vështira të letërsisë botërore. Albert Kamy pranoi se e la mbi tryeze romanin, kur kuptoi se Franca e pasluftës së Dytë Botërore i gjente përgjigjet e saj tek kjo vepër.

Në kohë të ndryshme ky roman vjen tek unë si një formë për të më treguar se letërsia është gjithnjë aty, e hapur për të treguar hapësira të reja mendimi.

Romani vazhdon të ketë rëndësi edhe sot, sepse, pavarësisht se zhvillohet në një ditë të vetme në Dublin të vitit 1904, ai trajton tema universale që lidhen me përvojën njerëzore. Vepra nuk është vetëm një eksperiment letrar, por një reflektim i thellë mbi individin, shoqërinë dhe mënyrën se si njeriu kërkon kuptim në botë.

Këto ditë u shënua Bloomsday, festa ndërkombëtare kushtuar shkrimtarit irlandez  dhe romanit të tij.

Nuk është përvjetori i lindjes apo vdekjes së Xhojsit, por përkujton datën 16 qershorin 1904,, ditën në të cilën zhvillohet ngjarja e Uliksit dhe që lidhet edhe me takimin e parë të shkrimtarit me partneren e tij, Nora Barnacle. Po ta lexosh realitetin e kësaj vepre përmes vështrimit të Xhojsit, shoqëria e sotme të shfaqet si Dublini,  hapësirë ku qarkullojnë pafund mendime, shpresa dhe përplasje këndvështrimesh. Çdo rrugë ka historinë e vet, çdo grup njerëzish mbron të vërtetën e vet dhe çdo zë kërkon të zërë vend në rrëfim. Megjithatë, mes kësaj shumësi perceptimesh, qyteti nuk ndalet, ai vazhdon të marrë frymë, të lëvizë dhe të ndërtojë të nesërmen.

Një nga ndjesitë më interesante të “Uliksit” është se rrëmuja nuk është domosdoshmërisht shenjë dobësie. Përkundrazi, ajo është dëshmi e një shoqërie që mendon, debaton dhe përpiqet të gjejë drejtimin e saj. Por Xhojs nuk e vendos kurrë në qendër të veprës atë që bërtet më fort. Vëmendja e tij shkon te ata që, mes zhurmës së çastit, vazhdojnë të mbajnë mbi supe barrën e vazhdimësisë.

Figura e udhëtarit te Xhojsit mund të lexohet si metaforë e kujtdo që ka përgjegjësinë e kursit. Ndërsa rreth tij valëviten emocione, kundërshti dhe gjykime të përditshme, ai nuk mund të jetojë vetëm me ritmin e momentit.

Atij i duhet të shohë më larg se dita e sotme, më larg se reagimi i menjëhershëm, më larg se jehona e sheshit apo e rrjeteve.

Dublini i “Uliksit” është plot me zëra që vijnë e ikin, por qyteti mbetet. Pikërisht aty qëndron forca e një vizioni afatgjate, te aftësia për të mos e ngatërruar lëvizjen e sipërfaqes me drejtimin e thellë të rrjedhës. Sepse historia rrallë kujton kush foli më shumë në një pasdite të caktuar, më shpesh kujton ata që arritën ta çojnë anijen përpara pavarësisht dallgëve.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse “Uliksi” mbetet kaq aktual. Ai na kujton se shoqëritë ecin përpara jo kur mungojnë kundërshtitë, por kur ekziston aftësia për t’i përthithur ato pa humbur orientimin. Dhe se, në fund, rruga e një qyteti matet jo nga zhurma që prodhon në një moment të caktuar, por nga destinacioni ku arrin.

Në aspektin kulturor, romani paraqet ende sot jetën e zakonshme si një burim të pashtershëm kuptimesh. Heroi i veprës nuk është një figurë mitike apo e jashtëzakonshme, por një njeri i zakonshëm që përballet me problemet e përditshme. Kjo qasje është veçanërisht e rëndësishme në kulturën bashkëkohore, e cila i kushton vëmendje historive individuale dhe përvojave personale. Struktura e fragmentuar e romanit dhe lëvizja e lirë e mendimit pasqyrojnë kompleksitetin e botës moderne, të dominuar nga informacioni dhe perspektivat e shumta.

“Uliksi” revolucionarizoi formën e romanit përmes teknikës së rrjedhës së vetëdijes dhe eksperimentimit gjuhësor. Ndikimi i tij ndihet ende në letërsinë bashkëkohore, veçanërisht te autorët që kërkojnë forma të reja të shprehjes artistike. Megjithatë, kompleksiteti i veprës është edhe pika e saj më e debatueshme. Shumë lexues e konsiderojnë romanin të vështirë dhe elitist, çka kufizon aksesin e publikut të gjerë.

Ndoshta në këtë kontekst qëndron dhe bukuria e një vepre tek aftësia për të nxitur interpretime të reja dhe debate kritike. Ai është njëkohësisht simbol i lirisë krijuese dhe një sfidë për lexuesin modern, duke dëshmuar se letërsia e madhe nuk humbet vlerën e saj me kalimin e kohës, por fiton kuptime të reja në çdo epokë.

 

Të këshilluara

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

"Turizmi" i trishtë

Para rreth një muaji më kërkuan që t’i bëja guidë nëpër Tiranë një grupi prej njëzet studentës...

15:06 Redi Saliasi

Shqipëria, kur fluturojnë flamingot

Që nga rënia e komunizmit, shqiptarët kanë dalë në rrugë për shumë arsye. Asnjëherë më parë për një flamingo. 

22:37 Fred Abrahams

IBAR kalon. Tani nis zbori...

IBAR do të kalojë. Qeveria do ta shesë si një sukses historik, ndërsa opozita si një proces të vonuar që konfirmon d&...

11:06 Lutfi Dervishi

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media franceze: Revolucioni i Flamingove po lëkund pozitat e Edi Ramës

I përballur me një valë protestash të paprecedentë dhe gjithnjë në rritje, Kryeministri Edi Rama është në Paris të hënën, më 22 qershor, për të kërkuar mbështetje nga "miku" i tij Emmanuel Macron. Demonstruesit po denoncojnë operacionet e Organizatës Trump përgjatë bregdetit.

16:25

Me sytë katër

PAPARAZZI