Flash

Shtatë argumente kundër shitjes së tokës së huajve

Artan Fuga 16 July 2026

Shitja e tokës bujqësore të huajve si në Evropë?

Seriozisht e ke?

Dëgjova një kuvendar që tha sot në Kuvend me retorikë patetike se ndryshimi i ligjit që lejon shitjen e tokës së huajve bëhet për të afruar dhe njehsuar legjislacionin e Shqipërisë me atë evropian në kuadrin e integrimeve evropiane.

Qenka një sukses pra! Kështu i mbyllkan kapituj këta? Qenka me mbyll vërtet kapitullin e marrëdhënies së shqiptarit me tokën!

Hap kapitull, mbyll kapitull!

Tani kuptova shumë!

E ke gabim shok, zotëri, çfardo qofsh komunist, ballist, zogist, agrarist, ambjentalist, a çfardo!

E para, nëse duhet ndryshuar ligji, duhet negociuar që ky modifikim që lejon shitjen e tokës së huajve mund të bëhet dhe të hyjë në fuqi vetëm pasi Shqipëria të hyjë në BE, sepse poqese ndodh përpara ka efekte të tjera.

E dyta, patjetër integrim evropian, ligji mund të lejojë shitjen të huajve të tokës, por më përpara barazoni ligjin e tokës dhe të pronës në Shqipëri me ligjet evropiane. Pra, kthejani tokën pronarëve të saj, atyre që e kanë pasur dhe pastaj ata po të duan ta shesin. Jo pasi keni bërë një ligj superkomunist mbi tokën, ndarë në ngastra, tani mbi atë vendosni një ligj gjoja evropiane. Mashtrim i madh historik me pasoja të rënda!

E treta, doni ta bëni ligjin si në Evropë, pra toka t'u shitet edhe të huajve, patjetër, tregu i tokës si çdo treg, por më parë siguroni si në Evropë mbështetjen për bujkun, agrikultorin, bëjeni bujkun shqiptar fermer si në Evropë dhe aplikoni ndihma si në Evropë për fshatarin bujqësor shqiptar. Pastaj shihni si e shet tokën ai!

E katërta, patjetër ligjet si në Evropë, por ju po negocioni që edhe të drejtën e vetos ta merrni me një vonesë, pas një faze përgatitore, përse nuk thoni një fjalë që tregu i tokës i hapur ndaj të huajve, edhe ai të marrë veprim pas disa dekadash, kur edhe bujqësia të mund t'i shpëtojë rrënimit ku e keni futur në këto dekada?

E pesta, pse njësoj e shet tokën sa një parcelë një bujk i varfër shqiptar që s'ka as mekanikë, as financa, as fuqi punuese se çunat dhe gocat i kanë ikur në emigrim, dhe një fermer gjerman ta zemë që i ka të gjitha këto, apo polak, hungarez, etj. që ta shtyp kokën me autokombajna ultramoderne? Dini të krahasoni apo jo?

E gjashta, po si në BE, qeveria iu ka dhënë model zhvillimi bujqëve dhe blegtorëve, u ka hapur tregje, apo e përmbyt tregun shqiptar me zarzavate me pesticide të ardhura nga dreqi. Apo ka kontrolle si në Evropë për produktet e huaja? Se kështu fshatari i varfër shqiptar do ta shesë tokën për pesë kacidhe para një të huaji afendiko, sepse nuk ka se çfarë e bën atë. Tregu i përmbytur nga produkte të huaja. Do ta shesi tokën sikurse sheh votën!

E shtata, a është argument se meqë Agron Shehaj paska blerë vilë dhe truall përreth saj në Itali, atëhere edhe bujqit shqiptarë duhet të kenë tani një ligj që u lejon shitjen e tokës bujqësore të huajve... Cfarë logjike!

E dini more se sa përqind e tokës bujqësore në Itali mund të ketë pronar të huaj? Kodrat, fushat e Toskanës, Siçilisë, Lombardisë, etj., lulëzojnë nga fakti se bujqësia atje është e zhvilluar, jo e lënë në mëshirë të fatit nga politika si këtu dhe italiani të jep zemrën, por jo tokën.

Kështu duan ta diskreditojnë idenë e integrimit evropian? Se nuk kam shpjegim tjetër!
Kur dëgjova atë arsyetim bosh, thjesht gjoja juridik, thjesht pa asnjë logjikë krahasuese, pa i hyrë në thelb problemit, krejt manipulues, më erdhën lotë zëmërimi në sy!

Të këshilluara

Kur klienti të nxjerr karton të kuq

Kur një pronar biznesi vendos të hyjë në debat publik, të përçmojë ose të fyejë protestuesit, nuk mund të presë që të kthehet qetësisht pas banakut dhe të thotë: politika është politikë, biznesi është biznes.

22:23 Lutfi Dervishi

Disa fakte dhe disa sugjerime për konstituimin e institucioneve

Nëse për konstituuim Kuvendi duhet bashkëveprim me Listën Serbe, për votim qeverie duhet t’i jepen poste ministrore një serbi, një turku, një boshnjaku dhe një egjiptiani, si presim që të votohet Presidenti pa i dhënë asnjë asnjë post asnjë partie shqiptare?! Ose, si mund një subjekt politik me 53 mandate t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie serbe, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie turke, t’ia japë një ministri për vetëm një votë një partie boshnjake, t’ia japë një zv.kryeministër për vetëm dy vota një partie turke, por të mos ketë gatishmëri t’ia japë asnjë post partive shqiptare, të cilat bashkë i kanë 47 deputetë?! 

17:07 Adriatik Kelmendi

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI