Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

Blendi Kajsiu 17 September 2026

Prej kohësh tashmë qeveria Rama ka deklaruar se motori i zhvillimit turistik dhe ekonomik të Shqipërisë duhet të jetë turizmi elitar. Shqipëria, deklaroi z. Rama, ka nevojë për turizmin elitar si shkretëtira për ujin. 

Esenca e turizmit luksoz janë rezortet dhe hotelet elitare që tërheqin turistët e pasur, ndaj ato stimulohen dhe mbështeten nga qeveria me politika si “investitori strategjik” që u eleminon taksa ose u dhuron tokë publike.

Natyrisht që është shumë e debatueshme nëse motori i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë mund dhe duhet të jetë turizimi elitar. Është akoma më e diskutueshme impakti që kanë rezortet elitare në punësimin dhe stimulimin e ekonomisë vendase po të kemi parasysh se një pjesë e mirë e të punësuarve dhe produkteve që ato konsumojnë vijnë nga jashtë. 

Por nuk është kjo gënjeshra themelore kur bëhet fjalë për rezortet turistike elitare në Shqipëri.  Mashtrimi qëndron në faktin që qeveria Shqiptare prezanton si rezorte turistike elitare projekte ndërtimore rezidenciale. Kështu ndërtimi i komplekseve luksoze të banimit në bregdet shitet si zhvillim i industrisë elitare të turizmit.

Shembulli më i fundit është projekti në Zvërnec dhe Sazan që kryeministri ia ka servirur publikut shqiptar si një investim që do prodhojë një rezort elitar që do tërheqë markat më elitare të hotelerisë në botë. Kështu krijohet përshtypja që kemi të bëjmë thjesht me një investim në biznesin e hotelerisë elitare.

Kjo është një çerek e vërtete që fsheh faktin se investime të tilla në thelb janë ndërtime rezidenciale që do prodhojnë vila dhe apartamente që do u shiten personave privatë me nivel të lartë të ardhurash. Kështu biznesi i ndërtimit të komplekseve luksoze të banimit serviret si industri e hotelerisë elitare.

E thënë ndryshe ndërtimi kryesor që u projektua në Sazan nuk është një rezort apo hotel luksi por një kompleks banimi me apartamente dhe vila luksoze private që do blihen nga milionerët. Ky ishte koncepti që u prezantua në emisionin Opinion të Blendi Fevziut nga Asher Abhesera partneri i Jared Kushner në këtë projekt.  (shiko ktu

Ndaj për të kuptuar atë që po projektohet në Sazan dhe Zvërnec mjafton të shikosh “rezortin elitar” Green Coast që është ndërtuar në Palasë. Edhe Green Coast paraqitet si rezort ndonëse në fakt është një qytet (ose lagje) ndërtuar buzë detit për shtresat më të pasura shqiptare dhe ndërkombëtare.    


 Foto 1. Greencoast Palasë

Sikurse e tregon qartë foto nuk kemi të bëjmë me një rezort por me një kompleks privat banimi që shet vila dhe apartamente private për persona privatë. Mjafton të hysh në interenet dhe të kesh katër apo pesëqind mijë euro për të blerë një apartament 1+1 apo miliona për një nga vilat e kompleksit të banimit. (shiko ktu)

Natyrisht që tek kompleksi i mësipërm ka edhe një hotekl luksoz me pesë yje që quhet Green Coast Hotel. Ama ky hotel është thjesht një pjesë e vogël e megaprojektit që në thelbin e tij është ndërtimi i një kompleksi rezidencial banimi.  Pra bëhet fjalë për një biznes ndërtimor dhe jo për një biznes turistik. 

Ndërtime të tilla fshihen pas formulës së “rezortit elitar” jo vetëm sepse kështu janë më të përtypshme për publikun por edhe sepse përfitojnë ndihmë dhe mbështetje financiare nga qeveria.  Ligji i investitorit strategjik është për biznesin e turizmit dhe jo për atë të ndërtimit. 

Imagjinoni sikur qeveria Rama ti thoshte qytetarëve shqiptar se do i heqim taksat për dhjetë vjet dhe do ti ofrojmë truall publik një ndërtuesi që do ndërtojë kompleks banimi luksoz për milionerët. Është njësoj sikur qeveria të mbështeste ndërtimin e vilave private tek Rolling Hills apo tek Gjiri i Lalëzit duke i emërtuar ato rezorte elitare dhe jo komplekse banimi. 

Kjo është në fakt ajo që po ndodh si në Sazan edhe në Zvërnec. Qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtar, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike.

Për të justifikuar këtë devijim të pasurisë publike tek xhepat e miliarderëve lokal dhe ndërkombëtarë kryeministri flet vazhdimisht për rezorte dhe hotele luksoze, për arkitektë me famë botërore dhe injoron tërësisht faktin se si në Zvërnec edhe në Sazan janë projektuar komplekse banimi ku me qindra e mijëra apartamente dhe vila që do u shiten personave privat, si në çdo projekt tjetër ndërtimor.

Projektet që u prezantuan fillimisht për Zvërnecin dhe Sazanin tregonin qartë pikërisht këtë fakt. Aty shfaqeshin me mijëra apartamente dhe vila me vendparkim jahtesh dhe marina private. 


Foto 2. Imazhi i projektit në Zvërnec i shpërndarë nga Jared Kushner


Foto 2 është imazhi i projektit të Zvërnecit i bërë publik nga vetë Jared Kushner. Nuk bëhet fjalë për një rezort apo hotel luksi por për ndërtimin e disa komplekseve banimi që së bashku përbëjnë një qytet për milionerët. 

Është një mega projekt ndërtimor që publikut shqiptar i shitet si “rezort elitar” sepse është e pajustifikueshme tu thuash shqiptarëve se do i dhurojmë të vetmin ishull që kemi, apo perlën tonë natyrore lagunën e Nartës dhe Zvërnecin, një firme ndërtimi që të ndërtojë dhe shesë aty ca vila dhe apartamente luksoze.  

Pikërisht për këtë arësye sapo filluan protestat kryeministri Rama insistonte se nuk ka projekt dhe mohoi vërtetësinë e imazheve që prej kohësh qarkullonin në internet, të publikuara nga vetë ideatorët e projektit. 

Paradoksi i mohimit të ekzistencës së një  projekti që po vetë kryeministri insistonte se do realizohej buronte nga fakti se një vështrim sado  i përciptë i projektit tregonte se rezorti dhe hoteli luksoz ishin element periferik në të. Thelbi i këtyre projekteve, si në Sazan edhe në Zvërnec, ishte ndërtimi i komplekseve luksoze banimi, shpesh në truall publik.

Ky ishte një fakt i papërtypshëm si për qytetarët edhe për socialistët shqiptarë. Ndaj kryeministri u detyrua të artikulonte absurditete llogjike të tipit “projekti që nuk ekziston do ndërtohet dhe nuk do dëmtojë ambientin, pavarësisht se nuk ka studim ambiental sepse nuk ka projekt”. 

Absurditeti i mëspiërm buron nga gënjeshtra e madhe me të cilën janë mbështjellë projekte si ai i Zvërnecit dhe i Sazanit, idea se bëhet fjalë për biznese turistike dhe jo për biznese ndërtimi.  

E vërteta është se ajo që po gatuhet në Zvërnec dhe Sazan është e njëjtë me atë që u ndërtua në Greencoast, një mega projekt ndërtimi që betonizon natyrën dhe mbush xhepat e ndërtuesve pranë qeverisë. Ndaj emërtimi i projekteve të tilla si rezorte turistike elitare është një gënjeshtër e madhe. 

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas per lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI