
Protestat e studentëve kundër qeverisë shqiptare kanë marrë vëmendjen edhe të BBC-së, e cila ka raportuar për përplasjet e fundit në Tiranë. Media britanike ndalet te momentet e tensionuara të protestës, duke raportuar se demonstruesit hodhën bomba molotov dhe gurë drejt policisë, ndërsa forcat e rendit u përgjigjën me autobotë uji.
“Protestat kanë shpërthyer sërish në Shqipëri, ku demonstruesit kanë hedhur bomba molotov dhe gurë drejt policisë, e cila është përgjigjur me autobotë uji”, shkruan BBC. Sipas raportimit, përplasjet e fundit janë pjesë e një serie protestash që vijojnë prej javësh në kryeqytet dhe që udhëhiqen kryesisht nga studentët.
BBC thekson se një prej kërkesave kryesore të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Raportimi i medias britanike vjen në një kohë kur protestat në Tiranë po pasqyrohen gjithnjë e më shumë edhe nga mediat ndërkombëtare.