Flash

Tensionet zhvendosen te Kryeministria/ Molotovë drejt policisë, nisin shoqërimet e protestuesve

Lapsi.al 31 October 2026

Tensionet zhvendosen te Kryeministria/ Molotovë drejt policisë, nisin

Tensionet janë rikthyer përpara Kryeministrisë, ku policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve pas përplasjeve me molotovë dhe ndërhyrjes me ujë me presion. Protesta e 19-të nisi sot e ndarë në dy fronte. Studentët u mblodhën pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike dhe deputetë të opozitës marshuan fillimisht drejt Kryeministrisë. Më pas, grupi i PD-së iu drejtua Ministrisë së Arsimit për t’iu bashkuar studentëve, por u prit me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”.

Situata u tensionua më tej pranë Ministrisë së Arsimit, ku disa persona të maskuar hodhën gurë dhe molotovë drejt policisë. Forcat e rendit paralajmëruan disa herë protestuesit të distancoheshin nga aktet e dhunshme dhe ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës nga autobotët. Pas disa orësh, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë. Edhe aty u hodhën molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe nisi shoqërimet.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI