
Pas disa orësh tensionesh pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur të largohen nga zona dhe të marshojnë drejt qendrës së Tiranës.
Një pjesë e turmës është drejtuar drejt selisë së Partisë Socialiste, ndërsa grupe të tjera po lëvizin në drejtim të Kryeministrisë. Protesta e sotme, e 19-ta kundër qeverisë, nisi sërish pranë Ministrisë së Arsimit dhe vijoi pavarësisht reshjeve të shiut.
Gjatë tubimit pati edhe përplasje me policinë. Nga turma u hodhën gurë dhe molotovë, ndërsa forcat e rendit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Marshimi po vijon drejt bulevardit, nën praninë e forcave policore.