Flash

Tensione pranë Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit qëllojnë me gurë policinë, hidhet ujë me presion

Lapsi.al 31 October 2026

Tensione pranë Ministrisë së Arsimit/ Protestuesit

Protesta kundër qeverisë është tensionuar pranë Ministrisë së Arsimit, ku mijëra të rinj dhe qytetarë janë grumbulluar këtë pasdite.

Disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kanë ndezur tymuese, ndërsa më pas kanë nisur të hedhin gurë dhe copa pllakash në drejtim të efektivëve të policisë.

Përplasjet janë zgjeruar edhe në Rrugën e Durrësit, ku sipas raportimeve janë përdorur llastiqe për të qëlluar drejt policisë me gurë, vida dhe zara xhami. Forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me ujë nga autoboti i pozicionuar pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa në zonë vijon prania e shtuar policore.

Përmes altoparlantëve, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga aktet e dhunës dhe të vijojnë tubimin në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar ndërhyrje në rast të përshkallëzimit të mëtejshëm. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonën përreth Ministrisë së Arsimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI