
Pas protestës para Kryeministrisë, demokratët kanë njoftuar se do tu bashkohen studentëve që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Siç shihet edhe në pamje, mbështetësit e Partisë Demokratike dhe deputetët kanë nisur tashmë marshimin nga Kryeministria në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ku prej 19 ditësh vijon protesta e studentëve kundër qeverisë Rama.
Pak më herët, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, përcjelli një mesazh për kryeministrin Edi Rama. Duke folur për mediat, Noka kërkoi largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa deklaroi se PD do të mbështesë kërkesat e studentëve dhe se protesta e opozitës do të vijojë në krah të tyre.