
Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje, e ndodhur në vitin 2022 në Manëz të Durrësit është deklaruar nga policia pas arrestimit të 38-vjeçarit të akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së tij.
Fatjon Haxhiu është vënë në pranga pas deportimit nga Greqia, në zbatim të një mase sigurie “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit më 31 mars 2022.
Sipas njoftimit të Policisë, më 18 mars të po atij viti, 38-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për shkak të dëmtimeve të marra, ajo ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë ndaj Haxhiut, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Arrestimi i tij vjen pas më shumë se katër vitesh pas ngjarjes së rëndë, për të cilën ai akuzohet. Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.