Flash

Protestuesit hedhin molotovë para Kryeministrisë, ndërhyjnë autobotët me ujë

Lapsi.al 31 October 2026

Protestuesit hedhin molotovë para Kryeministrisë, ndërhyjnë

Tensionet janë rritur para Kryeministrisë, ku disa protestues kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të policisë. Pas incidenteve, policia ka ndërhyrë me ujë me presion, ndërsa përmes megafonëve u ka kërkuar protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.

“Ju lutemi, largohuni nga veprimet e dhunshme. Policia do të veprojë”, është dëgjuar nga altoparlantët e forcave të rendit.

Ndërkohë, prania policore është përforcuar. Autobotë me ujë janë pozicionuar në të dy krahët e zonës përpara Kryeministrisë, të shoqëruar nga forca të shumta policie. Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa policia është në gatishmëri për një tjetër ndërhyrje nëse përplasjet vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI