
Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pas një aksidenti me mjet sportiv në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj të Hasit. Viktima, A. Q., ishte duke drejtuar mjetin kur, për shkaqe që ende po hetohen, ai dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.
Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, 38-vjeçari V. Q., i cili është transportuar në spitalin e Kukësit dhe po merr ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.