
Tensionet vijojnë përpara Kryeministrisë, ku protestuesit refuzojnë të largohen dhe kërkojnë të vazhdojnë tubimin. Gjatë përplasjes me efektivët, një prej qytetarëve u është drejtuar policëve me thirrjen: “Na lini të protestojmë”, duke kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Policia ka tentuar të lirojë hapësirën e bulevardit, duke shtyrë protestuesit drejt trotuareve. Përplasjet verbale dhe fizike mes qytetarëve dhe efektivëve kanë vijuar për disa minuta në zonën përpara Kryeministrisë.