Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

“Jam i fiksuar pas saj”, Brooklyn Beckham del publikisht në mbrojtje të Nicola Peltz

Lapsi.al 1 November 2026

“Jam i fiksuar pas saj”, Brooklyn Beckham del publikisht në

Brooklyn Beckham ka reaguar ndaj kritikave në rrjetet sociale, duke dalë sërish publikisht në mbrojtje të bashkëshortes sëtij, Nicola Peltz. Djali i David dhe Victoria Beckham ka zgjedhur një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë ata qëkomentojnë marrëdhënien dhe jetën private të çiftit.

27-vjeçari publikoi të premten në Instagram Stories një fotografi të aktores 31-vjeçare, të shoqëruar me një dedikim që nuk kaloi pa vëmendje.

“Po, jam i fiksuar pas bashkëshortes sime. Le të vijnë komentet, nuk më intereson. Ajo është perfekte”, shkroi Brooklyn,duke shtuar edhe një emoji me gishtin e mesit dhe një zemër të kuqe.

Reagimi i tij erdhi vetëm pak ditë pasi ai kishte publikuar një tjetër dedikim romantik për Nicola-n, ku e cilësonte atë si personin më të rëndësishëm në jetën e tij.

“Ti je gjithçka për mua. Je e gjithë bota ime, shoqja ime më e mirë dhe personi më i rëndësishëm në jetën time. Ndihemme fat që mund të të dua dhe të kaloj gjithë jetën pranë teje”, kishte shkruar ai.

Megjithatë, deklarata romantike nuk u prit vetëm me komente pozitive. Disa ndjekës reaguan me ironi, duke komentuar marrëdhënien e tij me familjen dhe raportin e tensionuar me prindërit, David dhe Victoria Beckham.

Nuk është hera e parë që Brooklyn reagon ndaj komenteve negative për bashkëshorten e tij. Në muajin gusht, ai iu përgjigj ashpër një përdoruesi të Instagramit, i cili kishte komentuar pamjen fizike të aktores dhe kishte lënë të kuptohej se ajo duhej të ushqehej më shumë.

“Mos guxo të flasësh për bashkëshorten time. Ajo është absolutisht e bukur dhe nuk duhet të komentosh kurrë trupin e një gruaje. Është e turpshme”, ishte përgjigjur ai.

Ndërkohë, pamja e Nicola-s kishte tërhequr vëmendjen e fansave edhe më herët, për shkak të ndryshimit fizik dhe humbjes së dukshme në peshë. Megjithatë, sipas një burimi të cituar në raportimet mediatike, transformimi i saj lidhej me përgatitjet për rolin në filmin e ardhshëm dramatik Prima.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI