Flash

Berisha: Edhe Maznikut iu gjetën 900 mijë euro në shtëpi!

Lapsi.al 1 November 2026

Berisha: Edhe Maznikut iu gjetën 900 mijë euro në shtëpi!

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar gjetjen e prokurorëve të SPAK në celularët e bashkëshortit të pastrueses së saj, një kuti të mbushur me euro, prerje 50. Berisha tha se paratë që janë gjetur në vilën e Ballukut janë vetëm "para xhepi" të saj, ndërsa sipas tij, një histori e ngjashme i ka ndodhur edhe Arbian Maznikut, por kjo u fsheh nga prokurorët e SPAK.

"Kutia me euro e Lubisë në vilën e kuqe të saj, se edhe ajo ka vilë të kuqe, janë paratë e xhepit të kësaj Lubie të vërtetë. Qofshin edhe miliona, janë para xhepi të saj. A ka patur Shqipëria një racë të shpifur si këta hajdutë? Meqë pyete po të tregoj edhe një rast tjetër. E ke parë nga ekrani në ekraninë ekran përballë studentëve, njëfarë Mazniku, ministër Mazniku? Mazniku, që ta dinë shqiptarët, edhe atij iu gjet arka me 900 mijë euro në shtëpi me procesverbal. 900 mijë euro. Në fakt që ta dini, i denoncuar nga të afërmve të tij, prandaj u bë kontrolli. Dhe në procesverbal u shkruajtën 3 mijë euro. 3 mijë euro. Dhe gjer sot këto para xhepi që iu gjetën atij aty, nuk e penguan atë të bëhet ministër, nuk e penguan atë të bëhet deputet, vetëm e vetëm se është avokat i padrinos. SPAK është i partisë, e ka thënë vetë Edi Rama. është gabim të mos u besohet diktorëve pohimet e tyre. Ai e ka thënë, SPAK është krijesë e Partisë Socialiste duhet nënkuptuar se SPAK është i zhytur në krime po aq sa eksponentët e Partisë Socialiste. SPAK është Maznikër dhe Ballukër, aq sa kanë patur në dorë, jo pak" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI