Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Studentët njoftojnë protestën e radhës: Jemi në fazë të re organizimi

Lapsi.al 4 November 2026

Studentët njoftojnë protestën e radhës: Jemi në

Studentët kanë njoftuar se protesta kombëtare e radhës do të mbahet të shtunën më datë 7 nëntor në orën 14.00 përballë Ministrisë së Arsimit. 

“Pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, pushteti në Shqipëri vazhdon të injorojë kërkesën e revoltës qytetare: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Autokracia ka lëshuar rrënjë të thella në Shqipëri dhe ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Prandaj, po hyjmë në një fazë të re organizimi.

Për t’i dhënë rrjetit studentor dhe mbështetësve tanë mundësinë të japin maksimumin në çdo ditë proteste, studentët kanë vendosur se protestat tona kombëtare do të vijojnë dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë në orën 14.00, me një intensitet që nuk mund të injorohet” – thuhet në deklaratën e shpërndarë.

“Ne vijojmë të mbështesim protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, kurdo që të organizohen ato. Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon. Autokracia do të bjerë, ashtu siç ra edhe diktatura" – mbyllet deklarata e shpërndarë nga “Studentët n'protestë”. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI