
Tensione dhe përplasje janë regjistruar para godinës së Kryeministrisë gjatë protestës së sotme, ku policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët duke përdorur spraj piperi. Situata është përshkallëzuar, ndërsa janë shoqëruar me forcë dy aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët u kanë vendosur dy aktivistëve gjobë për zhvillimin e tubimit, por ata kanë kundërshtuar, duke paraqitur lejen për protestën para Kryeministrisë. Pas refuzimit për të marrë gjobën, një numër i madh efektivësh kanë ndërhyrë dhe i kanë shoqëruar drejt furgonit të policisë, të vendosur pranë godinës.
Ky veprim ka sjellë reagimin e protestuesve, të cilët kanë rrethuar furgonin për të penguar largimin e policisë me dy aktivistët. Situata është tensionuar më tej, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me efektivët në mes të bulevardit. Gjatë përplasjeve, policia ka përdorur spraj piperi në drejtim të turmës, në përpjekje për ti shpërndarë. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar dhjetëra protestues