Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

E fundit/ Erion Veliaj çohet në spitalin e burgut të Fierit

Lapsi.al 4 November 2026

E fundit/ Erion Veliaj çohet në spitalin e burgut të Fierit

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka bërë me dije se kryebashkiaku i Tiranës është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë, e cila kërkon ende trajtim mjekësor dhe rikuperim.

Përmes një reagimi pas takimit me Veliajn, Ndreca deklaron se prej afro dy javësh kanë kërkuar zyrtarisht kryerjen e një ekzaminimi për të vlerësuar ecurinë e shërimit të frakturës, por deri më tani ai nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.

Avokati bëri të ditur gjithashtu se Veliaj i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shënuar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë Toni Gogu lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Sipas Ndrecës, këto përgjigje do të bëhen publike.

Vetëm disa ditë më parë, Veliaj bëri publike se Gogu e kishte vizituar në qeli, për t’i përcjellë, sipas tij, disa mesazhe nga kryeministri Edi Rama në lidhje me dorëzimin e pushtetit dhe kërkesa të tjera.

 

Reagimi i plotë i avokatit Plarent Ndreca:

“Dola nga takimi me Erionin.

1. Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.

2. Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.”

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI