
Personi që shihni në foto është Gazmir Fiku, i dyshuari për vrasjen e babait të tij ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës.
Gazmir Fiku, djali i viktimës, dhe Sadete Fiku, bashkëshortja e tij, dyshohet se qëlluan me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse Urim Fikun.
Raportohet se dy autorët e dyshuar fillimisht e paraqitën ngjarjen si sulm nga një ari, por, sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas një hetimi intensiv dhe ekzaminimeve mjekoligjore, u zbulua se 62-vjeçari nuk kishte humbur jetën nga sulmi i një kafshe të egër, por ishte vrarë me armë zjarri.
Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar një pistoletë model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e cila u gjet në oborrin e banesës. Këto materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndaj dy të ndaluarve rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.