Flash

Irani: Amerikanët i thanë jo luftës, SHBA do të përballen me makth nëse Trump i tradhton

Lapsi.al 4 November 2026

Irani: Amerikanët i thanë jo luftës, SHBA do të

Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori i Teheranit në bisedimet me SHBA-në, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar rezultatin si një refuzim të qartë të luftës me Iranin.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një reagim në platformën X, Ghalibaf deklaroi se amerikanët i thanë “jo luftës”, duke shtuar se Irani e mbështet këtë mesazh. Ai lëshoi gjithashtu një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj administratës amerikane, duke thënë se nëse Trump tradhton vullnetin e popullit amerikan për t'u shërbyer interesave të jashtme, atëherë SHBA-të do të përballen me një “makth”.

Ndërkohë, Donald Trump ka pranuar se lufta me Iranin dhe rritja e çmimeve të karburanteve kanë ndikuar në rezultatet e dobëta të republikanëve në zgjedhje. Megjithatë, presidenti amerikan ka këmbëngulur se nuk pendohet për sulmin ushtarak ndaj Iranit, të ndërmarrë së bashku me Izraelin në shkurt.

Nga ana tjetër, udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei, ka paralajmëruar se humbja zgjedhore e republikanëve nuk do të sjellë ndryshim në qëndrimin armiqësor të SHBA-së ndaj Iranit. Përplasjet politike dhe deklaratat e fundit tregojnë se konflikti mes Uashingtonit dhe Teheranit vazhdon të ketë pasoja të forta, si në arenën ndërkombëtare, ashtu edhe në politikën e brendshme amerikane.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI