Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Detaje të reja/ Djali fshiu pamjet e kamerave pas vrasjes së babait

Lapsi.al 4 November 2026

Detaje të reja/ Djali fshiu pamjet e kamerave pas vrasjes së babait

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabre e Urim Fikut, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se policia ka sekuestruar një paisje DVR-je në shtëpinë e viktimës, e cila ishte lidhur me 3 kamera të instaluara në shtëpinë ku ndodhi krimi i rëndë.

Por teksa paisja është marrë për këqyrje, në të nuk është gjetur asnjë pamje filmike. Gazmir Fiku, 33 vjeç djali i viktimës Urim Fiku, që dyshohet të jetë dhe autori i krimit, mësohet se i ka fshirë pamjet filmike nga aparati i telefonit të tij.

Nisur nga kjo situatë, policia e Dibrës ka kërkuar ekspertimin kompjuterik të pajisjes DVR, me shpresën e rikuperimit të pamjeve filmike. Ngjarja e rëndë dyshohet se lidhet me shkaqet e një xhelozie, që kanë pasur djali dhe gruaja për një lidhje të dyshuar sentimentale të Urim Fikut.

Në pranga u vu edhe bashëkshortja e tij 57 vjeçare Sadete Fiku. Gazmir Fiku, punonte si supervizor i OSHEE, përmbi një dekadë në këtë institucion.

Sipas policisë së Dibrës, ai së bashku me nënën e tij, është përfshirë në vrasjen e të atit dhe më pas fshehjen e ngjarjes duke e raportuar si një vdekje që kishte ardhur nga sulmi dhe më pas kafshimi i një ariu.

"Gazmir Fiku, djali i të ndjerit Urim Fiku dhe Sadete Fiku, gruaja e viktimës, u ndaluan pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse 61 vjeçarin", tha policia lokale në komunikatën e sotme. /Syri.net

Të këshilluara

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI