Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Profil/ Kush është ish-gjenerali fjalëpakë që synon t'i ndryshojë imazhin Izraelit

Ish-gjenerali 66-vjeçar do të ketë me të vërtetë të vështirë detyrën për të mbledhur të paktën 61 deputetë në një peizazh politik të ndarë, që pasqyron përçarjet e vetë vendit.

Lapsi.al 8 November 2026

Profil/ Kush është ish-gjenerali fjalëpakë që synon

Lideri i opozitës izraelite, Gadi Eisenkot, është zgjedhur për të formuar qeverinë e ardhshme të vendit. Ky mision, që iu besua nga Presidenti Isaac Herzog të dielën, më 8 nëntor, premton të jetë i vështirë.

Ish-gjenerali 66-vjeçar do të ketë të vështirë të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 anëtarëve të parlamentit në një peizazh politik aq të përçarë sa vetë vendi.

“Ka ardhur koha për të formuar një qeveri kombëtare emergjence. Do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që ne të jemi në lartësinë e situatës”, - reagoi ai në X pas njoftimit presidencial.

Maturia e një ushtari

Thuhet se është i mërzitshëm dhe i mungon karizma. Zakonisht i veshur tërësisht me të zeza dhe jo shumë rehat kur flet anglisht. Ndryshe nga kryeministri aktual Benjamin Netanyahu i cili shfaqet rregullisht në televizionet amerikane, ky ish-oficer i lartë i ka refuzuar intervistat me mediat e huaja.

Edhe në shtypin izraelit, ai favorizon përgjigjet e shkurtra, një trashëgimi e një kulture ushtarake që i dha formë të gjithë karrierës.

“Ai është një njeri i heshtur dhe një folës i dobët, ndërsa nga ana tjetër, Netanyahu është një tribun jashtëzakonisht karizmatik dhe fjalëshumë”, - shpjegon historiani Frédérique Schillo, një specialiste në Izrael, për të cilën ish-ushtari ka “cilësitë e defekteve të tij”.

Përballë krijesës politike Benjamin Netanyahu, një ish-mjeshtër në artin e manovrimit për të ruajtur kontrollin e pushtetit, "Gadi Eisenkot nuk është politikan", argumenton historiania. "Këtu e merr ai forcën e tij. Ai është afër njerëzve. Nuk është komunikues dhe nuk është dikush që, si Netanyahu, mban fjalime dhe nuk vepron", - vazhdon ajo.

Shef i Shtabit nga viti 2015 deri në vitin 2019, ai ka gëzuar simpati të fortë publike që nga vdekja e djalit të tij Gal dhe dy nipërve, të vrarë gjatë operacioneve në Rripin e Gazës.

Ai bën thirrje për unitet dhe dëshiron të rivendosë imazhin e Izraelit

I vetëdijshëm për lodhjen që ndjenë shumë nga bashkëqytetarët e tij pas viteve të polarizimit, ai dërgoi mesazhe uniteti gjatë gjithë fushatës së tij nën flamurin e partisë së tij “Yashar”, duke u zotuar të "bashkojë përsëri të gjithë izraelitët". 

Kështu, ai hapi derën për një aleancë - e cila do të dukej e pamundur në të kaluarën - me partitë ultra-ortodokse, 13 votat e të cilave mund të nevojiten për të formuar një koalicion. Ai gjithashtu mund të mbështetet edhe te dy partitë kryesore arabe, “Lista e Përbashkët” dhe “Raam”, të cilat bënë një përparim spektakolar në zgjedhje, duke fituar 19 vende.

Ai tha të dielën se ishte i hapur gjithashtu edhe për pjesëmarrjen e partisë “Likud” të kryeministrit në largim dhe për afrimin e njërit prej aleatëve të saj të ekstremit të djathtë në një qeveri koalicioni që ai do të drejtonte.

Në skenën ndërkombëtare, Gadi Eisenkot premtoi të rivendoste imazhin e Izraelit, të dëmtuar nga luftërat e zhvilluara në Gaza, Liban dhe kundër Iranit, si dhe nga rritja e dhunës së kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Tashmë ai po e projekton veten në rolin e Kryeministrit. Të mërkurën u zotua të “ripërtërijë dhe forcojë marrëdhëniet” me Shtetet e Bashkuara dhe të “punojë ngushtë” me Donald Trump për të “forcuar stabilitetin” në Lindjen e Mesme.

Kundër krijimit të një shteti palestinez

Megjithatë, Gadi Eisenkot nuk është pacifist dhe aktualisht kundërshton krijimin e një shteti palestinez. Gjatë Luftës së Libanit kundër Hezbollahut në vitin 2006, ai ndihmoi në zhvillimin e "Doktrinës Dahiya", e cila mori emrin nga një fortesë e lëvizjes islamiste të mbështetur nga Teherani në periferi të Bejrutit. Kjo strategji, e zbatuar edhe në Gaza, mbështetet në bombardime masive të zonave, përfshirë ato civile, ku fshihen luftëtarët armiq.

Ai ishte gjithashtu një nga arkitektët e konceptit të njohur si "fushata midis luftërave", bazuar në një sërë operacionesh që synonin të vononin shpërthimin e një konflikti në shkallë të gjerë. Për Gazën, ai u zotua t’i jepte fund sundimit të Hamasit “brenda 18 muajsh” nëse emërohej Kryeministër.

Ndër prioritetet e saj është edhe një komision kombëtar hetimor mbi dështimet e sigurisë që mundësuan sulmin e përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor 2023, i cili është kërkuar nga shumë izraelitë.

Zgjidhje për zbatimin e ligjit në Bregun Perëndimor

Kohët e fundit, ai mbrojti aktivitetin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor para përfaqësuesve të sionizmit fetar, me kusht që të respektohet ligji izraelit. Ky qëndrim duket se përjashton banesat e paligjshme, të cilat janë përhapur nën Benjamin Netanyahun dhe aleatët e tij të ekstremit të djathtë.

I përballur me pakënaqësinë e shumë izraelitëve pas 3 vitesh lufte në fronte të shumëfishta, Eisenkot dëshiron të kufizojë përjashtimet nga shërbimi ushtarak që gëzojnë hebrenjtë ultra-ortodoksë. Për t'u bërë thirrje qendrës dhe liberalëve, ai premtoi të "mbrojë pavarësinë gjyqësore, sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave dhe lirinë e shtypit", duke njoftuar gjithashtu forcimin e të drejtave LGBTQ+.

Kryetari i parë sefardik i qeverisë?

Djalë i hebrenjve marokenë dhe i rritur në rrethana modeste në Eilat, në Izraelin jugor, Gadi Eisenkot mund të bëhet kreu i parë sefardik i qeverisë (hebrenj me origjinë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme). Kjo e dallon atë edhe nga Benjamin Netanyahu, një produkt i pastër i elitës Ashkenazi, hebrenjve me origjinë evropiane që historikisht kanë dominuar institucionet izraelite. ©Marrë nga BFM TV, përgatiti në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI